Diabetologji

gus282019

Diabeti i tipit 1 te fëmijët. Vaksina kundër rotavirusit, ul incidencën

Sipas një studimi të botuar në "Scientific Reports", vaksinimi kundër rotavirusit në fëmijëri shoqërohet me një ulje të ndjeshme të incidencës së diabetit të tipit 1 (DM1) në moshë pediatrike. "Disa studime të fundit tregojnë se pjesë të strukturës së rotavirusit ngjajnë ose imitojnë qelizat imunitare të njohura si shkatërruese të ishujve pankreatikë te njerëzit e predispozuar gjenetikisht.

Për më tepër, të dhënat e fundit sugjerojnë se infeksioni nga rotavirusi, i vendosur në zorrë, mund të shkaktojë humbjen e barrierës së saj, duke i lejuar qelizat imune të sulmojnë qelizat pankreatike", shpjegon bashkautorja Mary Rogers (Universiteti i Miçiganit në Ann Arbor), që së bashku me bashkëpunëtorët ka përdorur të dhënat e mbi 1.4 milion fëmijëve, për të verifikuar nëse vaksina anti-rotavirus mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit tip 1 në popullatën pediatrike. Dhe, rezultatet e konfirmojnë atë: mes fëmijëve të vaksinuar plotësisht, incidenca e DM1 ka qenë 12.2 për 100,000 vite/njerëz (12.4 për vajzat dhe 12.0 për djemtë), krahasuar me 20.5 mes bashkëmoshatarëve të tyre, pjesërisht të vaksinuar dhe 20.6, mes atyre të paimunizuar.

"Kjo paraqet një ulje prej 41% të incidencës së DM1 te fëmijët që kanë bërë të gjithë serinë e vaksinimeve kundër rotavirusit, në krahasim me fëmijët që nuk e bënë vaksinën gjatë së njëjtës periudhë kohore. Me fjalë të tjera, vaksinimi i pjesshëm nuk shoqërohet me një ulje të ndjeshme të incidencës së DM1", shkruajnë autorët, duke deklaruar se, në mënyrë të ngjashme, fëmijët që morën të gjithë serinë e vaksinimeve anti-rotavirus, kishin një zvogëlim prej 33% të rrezikut nga diabeti i tipit 1, në krahasim me fëmijët e pavaksinuar kurrë.

"Këto rezultate nënvizojnë rëndësinë e përpjekjes së pediatërve dhe mjekëve të familjes që t'ua përsëritin prindërve rëndësinë e plotësimit të serisë së rekomanduar të vaksinave", vazhdon Rogersi. "Vaksinimi kundër rotavirusit çon në më pak shtrime në spital dhe infeksione serioze. Pra, më pak diarre, më pak të vjella, më pak të qara dhe vuajtje nga pacientë të vegjël, por edhe kursim i parave, sepse fëmija shtrohet në spital më rrallë, duke mos harruar uljen e rrezikut për diabet".

 

Sci Rep. 2019. doi: 10.1038/s41598-019-44193-4
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31197227


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>