Diabetologji

sht52019

Jo gjithmonë, paradiabeti zhvillohet në diabet. Ja, këshillat për ta parandaluar...

Shumica e të rriturve me prediabet, domethënë, me vlera pak të ngritura të glukozës në gjak, nuk zhvillojnë diabet të plotë. Ky është përfundimi i një studimi në "Journal of Internal Medicine", me autor kryesor Ying Shang (Qendra e Kërkimit mbi Plakjen, në Institutin Karolinska të Stokholmit), i cili së bashku me kolegët e tij ndoqën për 12 vjet 2.575 burra dhe gra jo diabetike të moshës së 60 ose më shumë vjeç. Në fillim të ndjekjes, 918 vetë (36% e grupit) kishin nivele të glicemisë mbi normë, por ende nën pragun e diabetit. Nga këta, vetëm 119 vetë zhvilluan diabet të pastër, ndërsa te 204 të tjerët, nivelet e glukozës në gjak u ulën aq shumë sa nuk konsideroheshin më prediabetikë.

"Përparimi drejt sëmundjes së deklaruar nuk është evolucioni i vetëm i prediabetit", shpjegon Shangu, duke theksuar se mundësia për të mbetur prediabetikë apo për të rikthyer nivelet normale të sheqerit në gjak është vërtet mjaft e lartë (64%), pa marrë barna. "Ndryshimet e stilit të jetës, si administrimi i peshës ose kontrolli i presionit të gjakut, mund të ndihmojnë në parandalimin e përparimit të prediabetit", shkruajnë studiuesit, duke kujtuar se niveli mesatar i sheqerit në gjak gjatë tre muajve të fundit mund të vlerësohet duke matur përqindjen e hemoglobinës së glikuar, të njohur si HbA1c: nivelet midis 5.7 dhe 6.4% konsiderohen të larta, megjithëse akoma nuk janë shprehje e diabetit të vendosur, ndërsa 5.7% ose më pak, janë normale. "Një kufizim i studimit është numri i i vogël i njerëzve me prediabet, jo sa duhet për të nxjerrë përfundime të përgjithshme", shton autori, duke përmendur edhe mungesën e të dhënave për ndryshimet në stilin e jetës, siç janë ndryshimet në zakonet e të ngrënit ose në sasinë e aktiviteteve fizike.

"Ne kemi nevojë për studime më të gjera dhe të hollësishme për të konfirmuar këto rezultate. Duke pasur më shumë informacione mbi mënyrën e jetesës dhe trajtimin, bëhet i mundur identifikimi më i mirë i modeleve që u kanë dhënë mundësi pacientëve të bien në peshë me sukses ose të reduktojnë vlerat e presionit të gjakut, për të ulur kështu, rrezikun e tyre për diabet", shton Shangu. Dhe ai përfundon: "Megjithatë, këto rezultate sugjerojnë që një diagnozë e prediabetit nuk evoluon gjithmonë në diabet, gjë që sigurisht duhet të jetë e mjaftueshme për t'i motivuar pacientët të ndryshojnë stilin e tyre të jetesës".


J Inter Med 2019. Doi: 10.1111/joim.12920
https://doi.org/10.1111/joim.12920


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>