Diabetologji

tet172019

Paradiabeti nuk shton rrezikun kardiak në sëmundjen koronarike

Pacientët me paradiabet, të trajtuar për sëmundje të arteries koronare, rrezikohen nga ngjarje të kundërta kardiake, ashtu si ata që kanë nivele të glukozës normale dhe më të ulët se ata që janë prekur nga diabeti i tipit 2.
"Kemi qenë në gjendje të demonstronim për herë të parë që paradiabeti nuk rrit rrezikun e vdekjes kardiake dhe ngjarjeve kardiake të pafavorshme mes pacientëve me sëmundje të arteries koronare", ka thënë Antti Kiviniemi (Universiteti i Oulusë, Finlandë), autori kryesor i një studimi të botuar në "Diabetes Care". Studimet e mëparshme kanë treguar se infarkti i miokardit dhe vdekja kardiake janë dy ngjarje që ndodhin më së shpeshti mes njerëzve me paradiabet, por nuk e kanë sqaruar rolin e paradiabetit në prognozën e sëmundjes koronare të zemrës.

Studimi ARTEMIS ka përfshirë pacientët me sëmundje koronare pas rivaskularizimit (79%), me terapi optimale mjekësore (ose të dyja) dhe me diabet të tipit 2 (834 vetë), me tolerancë të reduktuar ndaj glukozës (IGT, 314 vetë), me glukozë të alteruar esëll (IFG; 103 vetë), ose me nivele normale të glukozës në gjak (695 vetë). Gjatë 6 viteve të ndjekjes nuk kishte ndonjë ndryshim në rrezikun e vdekjes kardiake, në ngjarjet e padëshiruara kardiake (MACE, insuficiencë kardiake ose sindromë koronare akute) dhe vdekshmërinë për të gjitha shkaqet në grupin e pacientëve me nivele normale të glukozës në gjak dhe në grupin me paradiabet, formuar nga grupimi i pjesëmarrësve me IGT dhe IFG.

Në të njëjtën kohë, rreziku i grupit me diabet tip 2 ishte dukshëm më i lartë. Paradiabeti, më tej, ndryshe nga diabeti i tipit 2, nuk ka vlerë parashikuese për ngjarjet e kundërta kardiake. Autorët theksojnë rëndësinë e këtij rezultati, duke pasur parasysh se një numër në rritje pacientësh me sëmundje koronare, kanë edhe paradiabet. Për më tepër, pacientët me diabet të nisur herët (incidenca më e lartë e gjetur në grupet IGT dhe IFG) paraqitën një rrezik të paktën 2 herë më të lartë për sindromë koronare akute, insuficiencë kardiake kongjestive, për MACE dhe vdekshmëri për të gjitha shkaqet, krahasuar me ata që nuk e zhvilluar patologjinë gjatë ndjekjes.

Nuk ka patur dallim në rrezikun e vdekshmërisë kardiake. "Duhen bërë përpjekje parandaluese për të penguar përparimin e paradiabetit në diabet të tipit 2. Ndërhyrjet dietike dhe ushtrimet fizike pas një diagnoze të sëmundjes së arteries koronare janë potencialisht të rëndësishme", përfundojnë autorët.


Diabetes Care. 2019. Doi: 10.2337/dc18-2549.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31076416


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>