Diabetologji

tet232019

Klasifikimi i saktë i diabetit të tipit 1 dhe 2, falë një përllogaritësi ad hoc

Një program online mund të klasifikojë saktë pacientët me diabet të tipit 1 ose 2, duke dhënë mundësi kështu që të shmangen komplikacionet dhe gabimeve në trajtim. Përllogaritësi është krijuar nga një ekip i Universitetit Exeter në Mbretërinë e Bashkuar, bazuar në modelet e diagnozës klinike, të zhvilluara në një popullsi diabetikësh të rritur, me origjinë evropiane.

"Këto modele shfaqin performancë të lartë, mund të ndihmojnë në klasifikimin e diabetit në praktikën klinike dhe të sigurojnë një mjet për klasifikimin e bazuar në prova në grupet e studimit", thonë studiuesit. Llogaritësi, siç shpjegohet në një studim të botuar në "BMJ Open", integron të dhënat e pacientëve, të tilla si mosha në diagnostikim dhe indeksi i masës trupore, me rezultatet e analizave të gjakut. Në veçanti, modelet u zhvilluan në 1,352 diabetikë dhe u vërtetuan më tej në 582 diabetikë, të gjithë të moshës 18-50 vjeç. Llogaritësi mund të identifikohet me performancë të lartë nëse një person ka diabet të tipit 1 (që gjendet në 13% të grupit të parë të pjesëmarrësve), duke reduktuar kështu rrezikun e diagnozës së gabuar. Ky është përllogaritësi i dytë i zhvilluar nga Universiteti Exeter.

Versioni në internet i të parit (https://www.diabetesgenes.org/mody-probability-calculator/), të programuar për të ndihmuar mjekët të përcaktojnë nëse një pacient ka nëntipin MODY (Maturity Onset Diabetes of the Young) të diabetit, është përdorur nga mbi 100,000 njerëz, ndërkohë që mbi 9,000 vetë kanë shkarkuar aplikacionin për telefon "Diabetes Diagnostics", i cili tani do të përditësohet për të përfshirë llogaritësin e ri. Duket se pothuajse gjysma e të gjithë pacientëve të dërguar nga mjekët në laboratorët diagnostikues në MB për MODY, përdorin llogaritësin.

Përdoruesit kanë gjithashtu një normë më të lartë të zbulimit sesa ata që nuk e përdorin. Përcaktimi i llojit të diabetit nga i cili vuan një pacient, është thelbësor për arritjen e rezultateve më të mira klinike, duke pasur parasysh që trajtimi është shumë i ndryshëm midis llojeve 1 dhe 2. "Sidoqoftë, te disa njerëz mund të jetë shumë e vështirë të identifikohet lloji i diabetit. Llogaritësi ynë i ri mund të ndihmojë mjekët duke kombinuar aspekte të ndryshme, për t'u dhënë atyre mundësinë që të vlerësojnë nëse për një person me diabet të tipit 1, mund të jenë të dobishme testet e mëtejshme", përfundon Angus Jones, koordinatori i kërkimit, i cili thekson nevojën për të kryer studimin edhe në një popullsi të moshave dhe etnive të ndryshme.


BMJ Open. 2019. doi: 10.1136/bmjopen-2019-031586
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31558459

Përllogaritësi
https://www.diabetesgenes.org/t1dt2d-prediction-model/


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>