Diabetologji

nën62019

Diabeti i tipit 2. Parregullsia e gjumit shton rrezikun hiperglicemik

Sipas një studimi të sapobotuar në "Sleep Medicine", me autor kryesor Rachael Kelly (Departamenti i Psikologjisë në Universitetin Maynooth në Irlandë), te diabetikët e tipit 2, oraret e parregullta të gjumit shoqërohen me një rrezik të shtuar për hiperglicemi. Për të arritur në këto përfundime, studiuesit matën ritmin e gjumit në ditët e punës dhe në ditët e pushimit te 252 diabetikë, duke zbuluar se pjesëmarrësit, me orë të brendshme jashtë normës prej mbi 90 minutash, prireshin të kishin nivele më të larta glicemie se ata që nuk kishin të njëjtat ndryshime në kohën e gjumit dhe zgjimit në ditët e punës dhe në ato të pushimit.

"Një këshillë e përgjithshme që mund të jetë e vlefshme jo vetëm për diabetikët, por për të gjithë, është të përpiqemi ta jetojmë jetën sa më shumë të jetë e mundur, në harmoni me orën tonë të brendshme", shkruajnë autorët, duke shtuar se, për fat të keq për shumë njerëz, si për shembull punëtorët e ndërtimit, qëllimi nuk është i lehtë për t'u arritur. "Disa hulumtime të mëparshme kishin lidhur tashmë të ashtuquajturin kronotip mbrëmjeje, ose më saktë, preferencën për të qëndruar zgjuar deri vonë në mbrëmje, me një rrezik në rritje për kontroll të dobët të glicemisë", shpjegojnë studiuesit, duke theksuar se të gjithë pacientët në studim kishin diabet të tipit 2, pothuajse dy të tretat ishin obezë dhe një në katër ishin shumë obezë.
"Rezultatet tona sugjerojnë se harmonizimi i keq i orës cirkadiane me aktivitetitin shoqëror mund të shoqërohet me një sëmundje më serioze te pacientët me diabet të tipit 2", thotë Kelly, duke sqaruar gjithsesi se studimi nuk ishte projektuar për të treguar nëse apo se si oraret e gjumit ose divergjenca nga ritmet natyrale cirkadiane mund të ndikojnë drejtpërdrejt në nivelin e glukozës në gjak te njerëzit me diabet. "Nuk është e qartë se si mospërputhja midis kohës biologjike dhe asaj shoqërore çon në efektet negative me të cilat shoqërohet, por dyshojmë se ky keqpërdorim dobëson disi ritmin cirkadian", përfundojnë autorët.

 

https://doi.org/10.1016/j.sleep.2019.07.023
https://www.sciencedirect.com/science/article/abs/pii/S1389945719302618?via%3Dihub


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>