Diabetologji

sht222020

Dapagliflozina është efikase edhe në sëmundjen renale kronike, pa diabet

Sipas konkluzioneve të studimit DAPA-CKD, të prezantuar gjatë kongresit virtual të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC) 2020, dapagliflozina ul rrezikun e insuficiencës renale, vdekjes për shkaqe kardiovaskulare dhe shtrimin në spital nga insuficienca kardiake, si dhe redukton vdekshmërinë për të gjitha shkaqet, te pacientët me sëmundje renale kronike, me ose pa diabet të tipit 2 (DM2).

"Hipoteza që do të testohej në studim ishte se dapagliflozina, një antidiabetik i klasës së frenuesve të Sglt2, ishte superior ndaj placebos në uljen e rrezikut për ngjarje renale dhe kardiovaskulare te pacientët me sëmundje renale me ose pa DM, që po trajtohen tashmë me një inhibitor të enzimës konvertuese e angiotensinës (ACE) ose një bllokues të receptorit të angiotensinës (ARB)", shpjegon bashkautori Hiddo Heerspink (Qendra Mjekësore Universitare në Groningen, Holandë).

Endpointi kryesor ishte përkeqësimi i funksionit renal, zhvillimi i sëmundjes renale në fazën përfundimtare ose vdekja nga sëmundja renale ose kardiovaskulare. Endpointet dytësore ishin përkeqësimi i funksionit renal ose vdekja nga insuficienca renale; shtrimi në spital për insuficiencë kardiake ose vdekje kardiovaskulare; vdekshmëria për të gjitha shkaqet. Studimi, që përfshin 4,304 pacientë të moshës 18 vjeç e lart nga 386 qendra në 21 vende, tregon se dapagliflozina redukton të treja endpointet dytësore krahasuar me placebon, me një siguri dhe tolerancë në përputhje me profilin e saj të konsoliduar farmakologjik. Përqindja e pacientëve me ngjarje të padëshirueshme ishte e krahasueshme në të dyja grupet, ndërsa ketoacidoza diabetike nuk u raportua në asnjë pacient të përzgjedhur në mënyrë rastësore për të marrë dapagliflozinë, krahasuar me dy raste në grupin e placebos. Te pacientët pa DM2, nuk janë vëzhguar as ketoacidoza, as hipoglicemia e rëndë. Heerspinku konkludon: "Rezultatet e studimit DAPA-CKD nxjerrin në pah efikasitetin e dapagliflozinës te pacientët me sëmundje renale kronike, të cilët kanë nevojë për mundësi më të mira trajtimi".


Medscape 2020 https://www.medscape.com/viewarticle/936550


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>