Diabetologji

nën52020

Diabeti i tipit 2 lidhet me rrezikun e demencës, në varësi të glicemisë

Njerëzit me diabet të tipit 2 janë më të rrezikuar për të zhvilluar demencë vaskulare dhe jo vaskulare, krahasuar me njerëzit pa diabet. Në veçanti, më të rrezikuar janë ata me kontroll të dobët glicemik. Ky është përfundimi i një studimi të prezantuar në kongresin e Shoqatës Evropiane për Studimin e Diabetit (EASD). "Kontrolli i dobët glicemik tek individët me diabet të tipit 2, shoqërohet me rrezik më të lartë për zhvillimin e demencës vaskulare dhe jo vaskulare. Rezultatet tona nënvizojnë rëndësinë që ka kontrolli i mirë i glicemisë", tha Carlos Celis-Morales, nga Universiteti i Glasgout në Mbretërinë e Bashkuar, autori kryesor i studimit.

Në veçanti, Celis-Morales dhe kolegët e tij donin të shqyrtonin shkallën e lidhjes së diabetit të tipit 2 me incidencën e demencës vaskulare e jo vaskulare dhe Alzheimerin. Autorët u përqendruan gjithashtu në të kuptuarit nëse lidhja ndryshon sipas kontrollit glicemik. Për ta bërë këtë, ata përdorën Regjistrin Kombëtar Suedez të Diabetit dhe përfshinë në analizat e tyre 378,299 pacientë me diabet të tipit 2 dhe 1,886,022 kontrolle. Është llogaritur që, gjatë një ndjekjeje mesatare prej 6.8 vjetësh, 5.7% e njerëzve me diabet dhe 5.2% e kontrolleve zhvilluan demencë.

Lidhja më e fortë u gjet me demencën vaskulare (raporti i rrezikut [Hr] 1,36 për pacientët me diabet, krahasuar me kontrollet), ndërsa lidhja e diabetit me demencën jo vaskulare ka rezultuar më modeste (Hr 1,08) dhe rreziku i sëmundjes së Alzheimerit, më i ulët, pikërisht për individët me diabet (Hr 0,92). Studiuesit më pas shtresuan analizat në bazë të përqendrimeve të  hemoglobinës A1c (HbA1c) qarkulluese dhe kështu vëzhguan një lidhje dozë-përgjigje. Pacientët me HbA1c më të madhe se 87 mmol/mol (10.1%) kishin rrezik më të lartë për sëmundjen e Alzheimerit, demencë vaskulare dhe demencë jo vaskulare sesa ata me HbA1c më pak se 52 mmol/mol (6.9%), me Hr përkatësisht 1.34, 1.93 dhe 1.67. Nga analiza 3-vjeçare ka dalë se ndërsa zhdukej lidhja me Alzheimerin, ajo me demencën vaskulare dhe jo vaskulare mbeti e ngjashme.


56th EASD Annual Meeting of the European Association for the Study of Diabetes. OP 01 Diabetes complications: new insights from cutting edge epidemiology, Abstract n6
https://www.easd.org/annual-meeting/easd-2020.html
https://doi.org/10.1007/s00125-020-05221-5


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>