Diabetologji

dhj212020

Diabeti. Studimi sqaron mekanizmin që u jep efikasitetin inkretinave

Një studim i botuar në "American Scientific Journal of Clinical Investigation" ka qartësuar mekanizmin e veprimit të barnave me bazë inkretinën, në trajtimin e diabetit. "Barnat që përmbajnë inkretinë përdoren në të gjithë botën për të trajtuar diabetin dhe në Japoni, aktualisht, u përshkruhen 70% të pacientëve me diabet. Sidoqoftë, mekanizmi me të cilin këto barna mund të përmirësojnë nivelet e glukozës në gjak është ende i paqartë", shpjegon Susumu Seino, autor i studimit, Universiteti Kobe në Japoni.

Inkretinat janë hormone intestinale të sekretuara nga qelizat enteroendokrine pas ngrënies. Funksioni më i rëndësishëm i inkretinave është nxitja e sekretimit të insulinës nga qelizat â pankreatike. GLP-1 dhe GIP (dy inkretina) janë të nevojshme për të ruajtur në nivele normale glukozën në gjak te njerëzit e shëndetshëm, por te pacientët me diabet të tipit 2, inkretinat nuk funksionojnë si duhet. Pikërisht për këtë arsye, barnat me bazë inkretine përdoren në trajtimin e diabetit.
Në këtë studim, studiuesit vëzhguan për të parën herë se Gs, një sinjal i rëndësishëm i proteinave G në qelizat normale beta të pankreasit, shkëmbehet me një sinjal tjetër të proteinave G (Gq) për të nxitur sekretimin e insulinës në qelizat beta diabetike. Variacioni përcakton efektin insulinotropik të GLP-1 dhe GIP, sepse GLP-1 mund të aktivizojë si Gq ashtu edhe Gs, ndërsa GIP aktivizon vetëm Gs. Ekspertët gjithashtu vunë në dukje se barnat me bazë inkretine veprojnë në Gq për të nxitur dhe amplifikuar sekretimin e insulinës, duke përmirësuar nivelet e glukozës në gjak.

"Nga studimi ynë, është e qartë se shkëmbimi i sinjalit midis Gs dhe Gq në qelizat â, të ekspozuara ndaj hiperglicemisë kronike qëndron në bazë të potencialit insulinotropik të inkretinave në diabet. Rezultatet e këtij studimi janë të rëndësishme jo vetëm për sqarimin e mekanizmit themelor të diabetit, por gjithashtu sepse mund të sigurojnë bazën për zhvillimin e trajtimeve të reja për sëmundjen", përfundojnë studiuesit.


J Clin Invest 2020. Doi: 10.1172/JCI140046
https://doi.org/10.1172/JCI140046


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>