Diabetologji

kor262021

Dhimbja kronike. Shkak mund të jetë dieta perëndimore me shumë yndyrë

Dieta klasike perëndimore me shumë yndyrë mund të shtojë rrezikun e dhimbjes kronike inflamatore ose neuropatike te njerëzit me mbipeshë ose diabet, sipas një dokumenti të nënshkruar nga një ekip autorësh të koordinuar nga UT Health, Qendra e Shkencës Shëndetësore e Universitetit të Teksasit, San Antonio. Ata që e kanë hartuar punimin e sapo publikuar në revistën Nature Metabolism, kanë qenë 15 studiues vendas, të udhëhequr nga Jacob Boyd dhe Peter LoCoco, të dy nga Departamenti i Endodontikës në UT Health.

"Studimi është një shembull i shkëlqyer i punës në ekip: shumë shkencëtarë dhe mjekë me aftësi plotësuese që punojnë së bashku për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe shëndetit të njerëzve", tha Kenneth Hargreaves, drejtor i Departamentit të Endodontikës dhe autor i punimit në të cilin, Boydi dhe kolegët e tij përdorën metoda të ndryshme për të studiuar në thellësi (për një periudhë pesë vjeçare) rolin e acideve yndyrore të pangopura në patologjitë me dhimbje. Duke vepruar kështu, ata zbuluan se dietat tipike perëndimore me shumë yndyrna të pangopura Omega-6 përfaqësojnë një faktor të rëndësishëm rreziku si për dhimbjen inflamatore, ashtu edhe për atë neuropatike. "Yndyrnat Omega-6, të cilat gjenden kryesisht në ushqime me vajra bimore, kanë përfitimet e tyre", kujtojnë autorët. Por dietat perëndimore të lidhura me mbipeshën, karakterizohen nga nivele shumë të larta të këtyre acideve, krahasuar me acidet Omega-3 më të shëndetshme, që gjenden te peshqit dhe burime të tilla si farat e lirit dhe arrat.

"Në përgjithësi, ushqimet e pashëndetshme të pasura me Omega-6 përfshijnë të gjitha të ashtuquajturat ushqime-mbeturina (junk) si ato të përpunuara, patatet e skuqura, ushqimet që shërbehen në fast-food, tortat dhe mishi me yndyrë dhe i staxhionuar", kujton Boydi. Në një editorial shoqërues, dy studiues të Universitetit Duke Aidan McGinnis i Qendrës Duke për Mjekësinë e Dhimbjes dhe Ru-Rong Ji, profesor i anesteziologjisë dhe neurobiologjisë, shkruajnë: "Ky punim gjithëpërfshirës dhe elegant mund të shërbejë si bazë për eksperimente të reja klinike, duke hapur rrugë të reja për trajtimin klinik të dhimbjeve kronike të tipit neuropatik dhe inflamator".


Nature Metabolism 2021. Doi: 10.1038/s42255-021-00410-x
https://doi.org/10.1038/s42255-021-00411-w


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>