Diabetologji

sht172021

Diabeti. Obezët me "zakone të natës" janë më të rrezikuar

Një studim i prezantuar në Kongresin Evropian për Obezitetin sugjeron që edhe pse obeziteti në vetvete mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, rreziku i diabetit dhe sëmundjeve të zemrës bëhet veçanërisht i lartë tek obezët, kur kombinohet me një tendencë për të qëndruar zgjuar vonë natën. "Cikli gjumë-zgjim është një nga ritmet më të rëndësishme të sjelljes te qeniet njerëzore", thotë Giovanna Muscogiuri (Universiteti i Napolit Federico II), autore kryesore e punimit.
"Gjetjet tona vijnë nga një krahasim midis modeleve të gjumit dhe sëmundjeve në 172 njerëz të moshës së mesme, si pjesë e një studimi të vazhdueshëm për parandalimin e obezitetit në Itali", thotë ajo.

Studiuesit i grupuan pjesëmarrësit bazuar në modelet e tyre të gjumit. Gati gjashtë nga 10 vetë zgjoheshin herët në mëngjes dhe kishin tendencë të ishin më aktivë në orët e para të ditës. Rreth 13% ishin "njerëz të natës", domethënë, kishin tendencë të zgjoheshin vonë dhe të ishin më aktivë gjatë pasdites vonë ose në mbrëmje. Pjesa tjetër e grupit përbëhej nga "lloji i ndërmjetëm". Edhe pse pjesëmarrësit e studimit në të trija grupet kishin një BMI të ngjashme, "njerëzit e natës" kishin më shumë gjasa të hanin darka të bollshme dhe të kishin zakone të tjera jo të shëndetshme, të tilla si përdorimi i duhanit e mungesa e stërvitjes dhe kjo i ekspozoi ata ndaj një rreziku më të madh për probleme shëndetësore, aq sa 55% e këtij grupi kishin sëmundje të zemrës, krahasuar me 30% të personave që ngriheshin herët. Rreziku i diabetit të tipit 2 ishte rreth 9% mes njerëzve të mëngjesit dhe gati 37% mes atyre të natës, ndërsa nuk u pa asnjë dallim midis njerëzve të mëngjesit dhe pjesëmarrësve në kategorinë e tipit të ndërmjetëm.

Ekspertët theksojnë se studimet e mëparshme kanë vlerësuar se njerëzit e natës e kanë 1.3 herë më të lartë rrezikun për hipertension dhe kolesterol dhe se ata gjithashtu kanë më pak gjasa të ndjekin një dietë mesdhetare të shëndetshme për zemrën. Studiuesit sugjerojnë se përpjekjet për të kontrolluar obezitetin mund të jenë më të suksesshme nëse merren parasysh modelet e gjumit.


European Congress on Obesity, May 12, 2021
https://eco2021.com


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>