Diabetologji

jan142022

Te diabetikët, aktivitetet fizike në lartësi të mëdha, mund të shtojnë rrezikun hipoglicemik

A mund të shkojnë në mal të sëmurët me diabet? Përgjigjja është po, por me masat e duhura paraprake, sipas një artikulli të botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism, ku autorët arrijnë në përfundimin se ecja, skitë, alpinizmi ose aktivitete të tjera fizike të kryera në lartësi të mëdha mund të rrisin rrezikun e hipoglicemisë te diabetikët.

Paul Fournier (Departamenti i Shkencave Motore në Universitetin e Australisë Perëndimore) dhe kolegët e tij, studiuan një grup të vogël prej shtatë personash me diabet të tipit 1, duke matur gliceminë, nivelet e laktazës dhe insulinës para, gjatë dhe pas dy seancave të çiklizmit në ambiente të mbyllura që imitonin kushtet atmosferike në nivelin e detit (normoksi) dhe në lartësi të mëdha (hipoksi). Edhe gazrat respiratore u mblodhën për të analizuar shkallën e oksidimit të karbohidrateve. Rezultatet? Pas një ore stërvitjeje në 4200 metra dhe gjatë rikuperimit të mëvonshëm, nivelet e sheqerit në gjak ishin dukshëm më të ulëta se niveli fillestar. Por, jo vetëm kaq: ushtrimet në të dyja kushtet çuan në një rritje të ndjeshme të shkallës së oksidimit të karbohidrateve, të cilat u kthyen në nivelet bazë në fund të aktivitetit fizik.

"Këto të dhëna konfirmojnë se përgatitja e duhur psiko-fizike e subjektit diabetik është e nevojshme për të përballuar ecjen apo aktivitete të tjera fizike në male: ushtrimet e kryera në lartësi të mëdha, në fakt, mund të shtojnë rrezikun e hipoglicemisë", shkruajnë studiuesit, duke kujtuar se aktiviteti fizik te diabetikët ka shumë përfitime: mund të përmirësojë shëndetin e zemrës, ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe cilësinë e jetës, por mund të shkaktojë edhe hipoglicemi gjatë dhe pas stërvitjes. Udhëzimet aktuale për stërvitjen te njerëzit me diabet të tipit 1 nuk e marrin parasysh efektin e lartësisë së madhe mbi gliceminë. Shpresojmë që të ardhmen këto rezultate të merren në konsideratë, nëse konfirmohen nga studime më të mëdha të rasteve, për të rritur sigurinë e njerëzve me diabet të tipit 1, në rast se duhet të ushtrohen në lartësi të mëdha, pa ambientim të mëparshëm", përfundon Fournieri.


Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism 2021. Doi: 10.1210/clinem/dgab881
https://doi.org/10.1210/clinem/dgab881


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>