Diabetologji

shk82022

Diabeti i tipit 2 te fëmijët. Duhen mbajtur nën kontroll komplikacionet okulare

Sipas një studimi të publikuar në Jama Ophthalmology, fëmijët me diabet të tipit 2 kanë nevojë për vlerësime oftalmoskopike me një frekuencë të barabartë ose edhe më të madhe se ata me diabet të tipit 1, për të shmangur komplikacionet okulare. "Me gjithë prevalencën në rritje të diabetit të tipit 2 të diagnostikuar në fëmijëri, dihet pak mbi historinë natyrore të pasojave okulare me fillim në moshë të mitur në këtë sëmundje, krahasuar me diabetin e tipit 1", shpjegon Patricia Bai, nga klinika Mayo në Phoenix, Shtetet e Bashkuara, autore e parë e punimit.

Për t'u thelluar në këtë çështje, studiuesit shqyrtuan në mënyrë retrospektive të dhënat mjekësore të të gjithë banorëve të kontesë Olmsted në Minesota, të diagnostikuar me diabet nën moshën 22 vjeç, nga 1 janari 1970, deri më 31 dhjetor 2019. Nga 1,362 individë që plotësonin kushtet, rishikimet e të dhënave mjekësore konfirmuan një diagnozë të diabetit të tipit 1 ose 2 në 606 pacientë pediatrikë, nga të cilët 525 (86.6%) i ishin nënshtruar të paktën një ekzaminimi okilistik. Nga këta të fundit, 461 kishin diabet të tipit 1 dhe 64 të tjerë, diabet të tipit 2. Te të rinjtë me diabet të tipit 1, u verifikuan 147 komplikacione, ndërsa tek ata me diabet të tipit 2, 17 të tilla. Ekspertët vunë në dukje se retinopatia diabetike, retinopatia diabetike proliferative dhe nevoja për vitrektomi via pars plana, u verifikuan brenda një kohëzgjatjeje më të shkurtër të diabetit për fëmijët me diabet të tipit 2 sesa për diabetin e tipit 1. Gjithashtu, fëmijët me diabet të tipit 2 kishin gati dy herë më shumë rrezik për të zhvilluar retinopati, sesa ata me diabet të tipit 1.

Në një editorial të lidhur me këtë, Jennifer Sun, nga Qendra Joslin Diabetes dhe Shkolla Mjekësore e Harvardit në Boston, shkruan se ekziston një nevojë e veçantë për të dokumentuar rezultatet e retinopatisë dhe faktorët e rrezikut për sëmundje të avancuara te të rinjtë me diabet të tipit 2. "Do të jenë të nevojshme studime të ngjashme epidemiologjike në më shumë grupe të ndryshme, për të ndihmuar në optimizimin e udhëzimeve për kontrollin bazë dhe frekuencën e mëvonshme të ndjekjes për të rinjtë e diagnostikuar me diabet në epokën moderne", përfundon editorialisti.


JAMA Ophthalmology 2021. Doi: 10.1001/jamaophthalmol.2021.5052
http://doi.org/10.1001/jamaophthalmol.2021.5052

JAMA Ophthalmology 2021. Doi: 10.1001/jamaophthalmol.2021.5050
http://doi.org/10.1001/jamaophthalmol.2021.5050 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>