Focus

nën202015

Përdorimi i benzodiazepinave është i shpeshtë para dhe pas diagnozës së Alzheimerit

Te personat me sëmundjen e Alzheimerit (AD) terapia me benzodiazepina dhe barna që lidhen me to fillon shpesh që përpara diagnozës, duke u bërë më e shpeshtë pas konfirmimit diagnostikues. Kjo është ajo çka rezulton nga Medalz (Medication Use and Alzheimer's Disease Study) një studim i koordinuar nga studiuesit e Universitetit të Finlandës lindore. "Përdorimi i anksiolitikëve dhe induktorëve të gjumit është tre herë më i shpeshtë në gjashtë muajt pasues të diagnozës së sëmundjes së Alzheimerit në krahasim me atë që nuk është prekur", shprehet Laura Saarelainen, nga "Kuopio Research Centre of Geriatric Care" në Universitetin e Finlandës lindore dhe autorja kryesore e Medalz. Ky studim zhvillohet në nivel kombëtar, bazohet në të dhënat finlandeze që lidhen me konsumin e barnave që ndërthuren me ato që vijnë nga regjistrat e ndihmës shëndetësore duke përfshirë personat me diagnozën e sëmundjes së Alzheimerit në Finlandë midis vitit 2005 dhe 2011. Në studimin që është botuar në "Journal of Alzheimer" kanë marrë pjesë 51.981 individë me diagnozën "Për të verifikuar", te të cilët përdorimi i barnave është monitoruar për një periudhë 5 vjeçare me një follow-up që i ka pasur fillimet dy vjet para zbulimit të diagnozës.
"Rezultatet e marra janë krahasuar me një grup kontrolli të formuar nga persona me moshë dhe gjini të krahasueshme por pa diagnozën e AD", shpjegojnë autorët duke kujtuar se sipas asaj që sugjerojnë udhëzimet aktuale finlandeze benzodiazepinat mund të përdoren vetëm për një kohë të shkurtër për të trajtuar çrregullimet e sjelljes që lidhen me AD.
"Pavarësisht kësaj, të dhënat mbi përfitimet e terapisë me këto barna mbeten të pamjaftueshme, përballë një rritjeje të rrezikut të rrëzimeve dhe përkeqësimit konjitiv", thekson gjeriatrja, duke përmendur që të dhënat e mëparshme tregojnë një përdorim të benzodiazepinave në Finlandë për periudha kohore më të mëdha se ato që janë vëzhguar në vendet e tjera.
"Këto rezultate, të bashkangjitura me ato nën administrimin e hershëm në krahasim me diagnozën përfundimtare, ngjallin shqetësime për shkak të efekteve të njohura të këtyre barnave në sistemin nervor qendror", përfundojnë autorët.

Journal of Alzheimer's Disease, 17 October 2015, DOI: 10.3233/JAD-150630
http://content.iospress.com/articles/journal-of-alzheimers-disease/jad150630 


Përktheu: Valbona Spahia


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>