Focus

dhj142015

Apendektomia laparoskopike: të njëjtat komplikime si me 3 edhe me 5 ditë terapi antibiotike post-operatore

Administrimi pas ndërhyrjes të një terapie antibiotike post-operatore për pesë ditë te pacientët me apendicit akut të komplikuar, që i janë nënshtruar apendektomisë laparoskopike, nuk sjell një reduktim të komplikimeve infektive krahasuar me ata që kanë marrë vetëm tre ditë trajtim. Në këtë përfundim  ka arritur një studim i publikuar në "Jama Surgery" nga Charles van Rossem, specialist në "Tergooi Hospital" në Holandë bashkë me kolegët e "Snapshot Appendicitis Collaborative Study Group".
Në studim kanë marrë pjesë 1.975 pacientë të cilët në 62 spitale holandeze i janë nënshtruar apendektomisë me apendicit akut, ku në tre të katërtat e rasteve është kryer me procedurë laparoskopike. "Edhe pse studimi ka përfshirë pacientë me apendicit akut të komplikuar,  ashpërisia histologjike e tij nuk lidhet mënyrë domethënëse me ashpërsinë klinike", nënvizojnë autorët, duke theksuar se tri ditë me antibiotikë në vend të pesë nuk modifikojnë komplikimet infektive të procedurës, vërejtur në periudhën post-operatore. "Rezultatet janë në një linjë me ato të dy studimeve të publikuara më parë: një i zhvilluar me një grup të madh pacientësh dhe një rastësor me një seri të vogël", shkruajnë autorët, duke kujtuar se në Holandë apendiciti akut trajtohet kryesisht me kirurgji laparoskopike dhe kohëzgjatja e terapisë post operatore me antibiotikë varet shpesh nga vlerësimi klinik individual i pacientit.
"Por të dhënat tregojnë se modifikime të tilla nuk influencojnë as në numrin e komplikimeve dhe as në ashpërsinë e tyre", përfundon Rossem. Në një editorial me të Steven Hasday nga "University of Michigan Medical School" në Ann Arbor shkruan: "Ajo që realisht kirurgët duhet të bëjnë nuk është që të vendosin se cila mund të jetë kohëzgjatja e terapisë me antibiotikë, por të përpiqen që procesin e vendimmarrjes ta ndajnë me pacientët, duke biseduar rreth opsioneve të ndryshme të trajtimit të apendicitit dhe duke marrë në konsideratë si vlerat e shprehura personale të të sëmurit, si preferencat e tij në bazë të rreziqeve specifike dhe përfitimeve të secilit trajtim. Me pak fjalë kirurgët duhet të flasin më shumë me pacientët e tyre".

Jama Surg. 2015. doi: 10.1001/jamasurg.2015.4236
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26580850

Jama Surg. 2015. doi: 10.1001/jamasurg.2015.4065
http://archsurg.jamanetwork.com/article.aspx?articleid=2469648

Përktheu: Erjola Taga


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>