Focus

shk32016

Teknika CRISPR,  "genome editing" i embrioneve njerëzore

tags: AVC, Studim

Autoritetet rregullatore britanike kanë aprovuar përdorimin mbi embrionet njerëzore të tepërta të prodhuara për fertilizimin e asistuar dhe më pas të papërdorura, teknikën novatore CRISPR që lejon kryerjen e modifikimeve specifike mbi gjenomin. Frika për abuzime e kishte shtyrë komunitetin shkencor të bashkohej në Uashington në dhjetor të vitit të kaluar për të vendosur një moratorium mbi përdorimin e kësaj teknike për qëllime riprodhuese, e cila në fakt nuk është e parashikuar në protokollin e aprovuar të kërkimeve.

Por studimi i propozuar nga biologia zhvilluese Kathy Niakan në institutin "Francis Crick" në Londër, propozon përdorimin e embrioneve njerëzore të shëndetshme që i janë dhuruar kërkimit në fazat e para të zhvillimit, me objektivin  për të verifikuar efektin e "fikjes" së disa gjeneve specifike (duke filluar nga gjeni OCT4) që kanë një funksion thelbësor rregullimi. Më pas embrionet do të shkatërrohen. "Më vjen mirë që Human Fertilisation & Embriology Authority ka aprovuar kërkesën, - thotë Paul Nurse, drejtor i institutit "Crick" dhe fitues i çmimit Nobel për mjekësinë në vitin 2001. - Studimi i propozuar nga dr.Niakan është i rëndësishëm për të kuptuar se si zhvillohet një embrion njerëzor i shëndetshëm dhe duke parë në fazat më të hershme të zhvillimit njerëzor do të rrisë kuptimin tonë për normat e suksesit të fertilizimit in vitro".

Modifikimi i gjenomit që finalizohet me ngjizjen e një qenieje njerëzore mbetet i paligjshëm në Britaninë e Madhe, por disa kërkues janë të bindur se vendimi për të autorizuar këtë lloj kërkimi do të ofrojë elemente të rëndësishme në debatin mbi përdorimin në të ardhmen për qëllim terapeutik: "Ky lloj kërkimi mund të tregohet i rëndësishëm për të kuptuar çështjet e ndërlikuara të lidhura me modifikimet e linjave embrionale, - komenton në revistën "Nature", George Daley, eksperti i kërkimit mbi qelizat staminale. - Edhe pse nuk i drejtohet në mënyrë eksplicite klinikës, mund të na mësojë shumë mbi risqet e mundshme në aplikimet klinike"./D.GJ.

 

Nature doi:10.1038/nature.2016.19270
http://www.nature.com/neës/uk-scientists-gain-licence-to-edit-genes-in-human-embryos-1.19270


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>