Focus

sht222016

Në studim dy teknika për diagnozën e hershme të kancerit ezofageal

tags: Studim

Kanceri i ezofagut është i vështirë për t'u diagnostikuar në fazë asimptomatike dhe kërkuesit e "Cancer Research UK Cambridge Institute" në Swansea University kanë publikuar dy studime në lidhje me dy teste për diagnozën e hershme të këtij tumori. I pari përshkruan një teknikë që përdor një ngjyrosës lumineshent, i dyti një ekzaminim të fokusuar në zbulimin e mutacioneve në rruazat e kuqe të gjakut. Por të dy kanë ende nevojë për shumë punë para se të tregtohen dhe të bëhen të disponueshëm, shpjegojnë kërkuesit duke kujtuar se rreth 7.800 persona vdesin nga kanceri në ezofag çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar.

Skuadra e Kembrixhit, e koordinuar nga Sarah Bohndiek ka përdorur një ngjyrosës me emetim të shndritshëm që lidhet me qelizat e shëndetshme të ezofagut, por jo me ato pre-kanceroze dhe ka  përshkruar rezultatet e arritura në Journal of Biomedical Optics. Ngjyrosësi që reagon ndaj rrezeve infra të kuqe duhet të sprucohet në kampione të indit ezofageal të nxjerra nga pacientë me një risk të lartë të zhvillimit të sëmundjes, ndërsa indi neoplastik jo emetues duket i zi në krahasim me epitelin ezofageal normal. "Personat me risk të lartë për kancer ezofageal, si p.sh. bartësit e ezofagut të Barrett, mund të monitorohen me këtë teknikë dhe heqja e hershme e zonave pre-kanceroze mund të parandalojë zhvillimin e kancerit të ezofagut", përfundon autorja.

Testi i dytë i zhvilluar nga kërkuesit e "Swansea University Medical School" i prezantuar në British Science Festival 2016 më 9 shtator, përdor një kampion të thjeshtë gjaku për kërkimin e rruazave të kuqe të mutuara si markatorë të kancerit ezofageal. "Eritrocitet e mutuara janë një efekt anësor i kancerit dhe mund të nxirren duke përdorur pajisje të pranishme në çdolloj laboratori spitalor të anatomisë patologjike", pohon Gareth Jenkins, bashkautor i studimit të papublikuar ende. Ai shpjegon se teknika është optimizuar në mënyrë konstante përgjatë 4 viteve të fundit mbi më shumë se 300 pacientë. Rezultatet? Eritrocitet e mutuara, të barabarta me 5 për milionë te personat e shëndetshëm, rezultojnë të shtuara deri në 1000 për njëqind te personat me diagnozë kanceri.

 

J Biomed Opt. 2016. doi: 10.1117/1.JBO.21.8.084001
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27490221


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>