Focus

jan192017

Skleroza multiple sekondare progresive, siponimod kalon testet e fazës III

 Baf312 (siponimod) ka arritur rezultatet e para në një studim të fazës III të zhvilluar mbi pacientë të prekur nga skleroza multiple sekondare progresive (Smsp). Lajmin e bën të ditur Novartis, kompania qe po merret me zhvillimin e barit i cili administrohet në rrugë orale dhe që është në gjendje të reduktojë riskun e progresionit të aftësive të kufizuara në krahasim me placebon. Kompania ka komunikuar se studimi EXPAND është më i madhi i udhëhequr ndonjëherë për Smsp. Studimi ka përfshirë rreth 1651 persona me sklerozë multiple sekondare progresive nga 31 shtete. Pacientët u ndanë në mënyrë rastësore që të merrnin BAF312, 2 mg ose placebo sipas një proporcioni 2:1.

Baf312 (siponimod) është një modulator selektiv i llojeve specifike të receptorit për sphingosine-1-fosfat (S1P). Receptori S1P gjendet zakonisht në sipërfaqen e qelizave specifike që ndodhen në sistemin nervor qendror (Snq) dhe që janë përgjegjës për dëme të cilat shkaktojnë humbjen e funksionalitetit në format sekondare progresive të Smsp. Baf312 penetron në tru dhe duke u lidhur me këta receptorë specifikë, mund të pengojë aktivizimin e këtyre qelizave të reja të dëmshme, duke kontribuar në reduktimin e humbjes së funksionimit fizik dhe konjitiv të lidhur me sklerozën multiple sekondare progresive.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>