Focus

shk12017

HIV, në Britaninë e Madhe profilaksia për personat e shëndetshëm. Eksperti: Nuk e zëvendëson parandalimin primar

tags: HIV/AIDS

Quhet Prep dhe është profilaksia antiretrovirale kundër HIV-it që në Angli synon të reduktojë infektimin e personave të shëndetshëm por të konsideruar në risk të lartë. Qendra Evropiane për Kontrollin e sëmundjeve (Ecdc) komunikon se eksperimentet mbi Prep po vazhdojnë në 17 shtete evropiane, por tani sistemi shëndetësor anglez ka vendosur për një ndryshim me projektin  për të trajtuar në tre vitet e ardhshme më shumë se 10 mijë persona. Objektivi është ambicioz, duke parë se enti shëndetësor i referohet studimeve që tregojnë një reduktim të mundshëm të riskut deri në 86%, por kostoja e një operacioni të këtij lloji, nëse udhëhiqet në shkallë të gjerë është e lartë, sepse Prep kushton 400 sterlina në muaj për person, rreth 500 euro.

Përballë një angazhimi financiar kaq të rëndësishëm të vjen të pyesësh nëse janë interesat ekonomike ato që prevalojnë dhe për Giuseppe Ippolito-n, drejtor shkencor në Institutin kombëtar për sëmundjet infektive "Spallanzani" në Romë, operacionet e këtij lloji ngelin në klasë: "Përdorimi i barnave si instrument parandalimi nuk duhet të konsiderohet si zëvendësim i parandalimit primar. Instrumenti më i mirë, efikas dhe me kosto të ulët në këtë rast është prezervativi", shprehet ai dhe kujton se përdorimi i barnave antivirale duhet gjithnjë të përfshijë një vlerësim të efekteve të mundshme toksike afatgjata. Eksperti është gjithashtu kundër autotestit të disponueshëm në farmaci. I prezantuar si instrument i dobishëm për të zbuluar sieropozitivët e mundshëm, të cilët e kanë më të lehtë t'i drejtohen farmacive se sa strukturave të caktuara shëndetësore, autotesti mund të ketë një efekt të kundërt me atë dëshiruar. "Vetëm një numër minimal rastesh do identifikohet në këtë mënyrë dhe do të ketë njerëz që do përdorin autotestin si një sistem shtesë për të shmangur marrjen e masave paraprake. Por nëse ata nuk i ndryshojnë sjelljet e tyre gjithçka është e kotë, ndërkohë duhet të ndryshohet sensi i përgjegjshmërisë për të mos ekspozuar ndaj risqeve veten dhe të tjerët", përfundon ai.  


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>