Focus

kor202017

Mikroskopi optik mund të zëvendësojë pajisjet elektronike më të kushtueshme

tags: Studim

Një teknikë e re mund t'i ndihmojë kërkuesit që të shohin me një mikroskop normal optik karakteristika specifike qelizore që normalisht mund të shihen vetëm me një mikroskop elektronik me rezolucion të lartë, sipas një studimi të publikuar në "Natyre Biotechnology". Teknika e bazuar në një qasje të njohur si mikroskopia e ekspansionit, e zhvilluar në laborator nga Edward Boyden në MIT Boston, parashikon që kampioni i indit të zgjerohet deri në 100 herë më shumë se vëllimi i tij origjinal para se të vëzhgohet. Kampionet e indit integrohen në një polimer të dendur që fryhet kur i shtojmë ujë dhe para se të fryhet kërkuesit ankorojnë në xhelin polimerik molekulat që duan të shikojnë, ndërsa bëjnë të mundur që proteina të tjera (që normalisht mbajnë të bashkuar indin) të treten. Autorët kanë testuar këtë qasje në kampionë të indit nga pacientë me lezione të hershme të gjirit. Një mënyrë për të parashikuar nëse këto lezione do të bëhen malinje është vlerësimi i aspektit të bërthamës së qelizave; lezionet beninje me bërthamë atipike kanë rreth pesë herë më shumë probabilitet për të avancuar deri sa të bëhen kancer, në krahasim me ato me bërthamë tipike.

Studime të kaluara kanë treguar mospërputhje të konsiderueshme në vlerësimet e bërthamave atipike të ndjekura nga patologji të ndryshme që mund të çojnë në një diagnozë të pasaktë dhe në kirurgji të panevojshme. Një sistem i përmirësuar për diferencimin e lezioneve me bërthama atipike dhe tipike mund të pengojë kështu 400.000 diagnoza të gabuara dhe të kursejë qindra dhe miliona dollarë çdo vit në Shtete e Bashkuara. Pasi është zgjeruar kampioni i indeve, grupi i punës i ka analizuar me një algoritëm në gjendje për të dalluar lezionet që kërcënojnë të bëhen invazivë dhe ato që nuk përbëjnë kërcënim; konkretisht 93% në kampionë të zgjeruar në krahasim me vetëm 71% në ind të pazgjeruar. Kërkuesit analizuan disa kampionë të indeve renale te pacientët me sindromën nefrotike dhe kur ua treguan imazhet e kampionëve të indeve të zgjeruara një grupi ekspertësh, ata ishin në gjendje që të identifikonin indin e sëmurë me një saktësi të përgjithshme prej 90%, krahasuar me 65% në kampionët e indeve të pazgjeruara. Disa herë në muaj Boyden dhe kolegët e tij drejtojnë kurse formuese gjatë të cilave vizituesit mund të vëzhgojnë teknikat e mikroskopisë së ekspansionit dhe të përgatisin protokolle të disponueshme në faqen e tyre online me shpresën që kjo qasje të përhapet edhe më tej.


 

Nature Biotechnology online first 17 July 2017 doi: 10.1038/nbt.3892 http://nature.com/articles/doi:10.1038/nbt.3892


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>