Focus

gus302017

Alzheimer, zbulohet shtylla kryesore e raportit mes dietës dhe demencës

tags: Alzheimer

Në një studim të prezantuar gjatë Alzheimer's Association International Conference (Aaic) 2017, një grup studiuesish nga Universiteti i Kolumbias dhe Taub Institute for Research on Alzheimer's Disease and the Aging Brain, të drejtuar nga Yian Gu, mund të kenë zbuluar shtyllën kryesore të raportit midis dietës dhe demencës, duke lidhur një model ushqimor specifik me markatorët e inflamacionit në gjak. Gjithashtu studimi ka treguar se te të moshuarit që kanë ndjekur këtë model të caktuar diete, vëllimi i materies gri në tru ishte më i ulët dhe kishte funksione më të këqija konjitive vizuale-hapësinore. "Kemi zbuluar se personat që konsumojnë më pak omega 3, kalcium, vitamina E, vitamina D dhe vitamina B5 e B2 kanë më shumë biomarkatorë inflamacioni", shpjegojnë kërkuesit. Projekti ka përfshirë 330 të moshuar nga komuniteti Washington Heights-Inwood Community Aging Project, duke i nënshtruar ata ndaj skanimeve të rezonancës magnetike strukturore dhe matjes së niveleve të biomarkatorëve inflamatorë Pcr dhe IL-6.
Pjesëmarrësit në studim kanë plotësuar një pyetësor për frekuencën ushqimore që ka të bëjë me marrjen e ushqyesve gjatë vitit të kaluar, ndërsa kërkuesit kanë përdorur një model statistikor për ushqyesit e lidhur me inflamacionin (INP), në të cilin për shembull një konsum i ulët i omega 3 bënte që të rritej indeksi INP. Individët më pas i janë nënshtruar testeve neurologjike që kanë vlerësuar memorien, gjuhën e folur, shpejtësinë e kryerjes dhe funksionin vizual-hapësinor. Nga pikët e testit kërkuesit kanë llogaritur një rezultat të aftësive konjitive mesatare të përbëra për çdo pjesëmarrës. Studimi ka treguar se INP ishte i lidhur pozitivisht me nivelet e PCR dhe IL6. Po ashtu pjesëmarrësit me një numër më të vogël vitesh formimi kishin një INP relativisht të lartë. Nivelet e INP kanë qenë gjithashtu më të larta për afro-amerikanët dhe hispanikët në krahasim me të bardhët. Analiza ka treguar një lidhje domethënëse midis INP, funksionit vizual-hapësinor dhe vëllimit të substancës gri totale duke vlerësuar moshën, gjininë, racën/etninë, gjendjen APOE4, dispozitën kalorike, indeksin e masës trupore dhe komorbiditetin vaskular. Kërkuesit përcaktuan se një vëllim më i vogël i materies gri cerebrale mund të kontribuojë për të shpjeguar përse ai që konsumon më shumë ushqyes inflamatorë ka një gjendje më të keqe konjitivo vizuale-hapësinore.

 

Alzheimer's Association International Conference (Aaic) 2017. Abstract P2¬552.
https://www.alz.org/aaic


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>