Focus

nën102017

Sëmundja e Alzheimerit në stadin fillestar mund të stabilizohet me një integrator

tags: Alzheimer

Sipas rezultateve të studimit LipidDiDiet, të publikuar në "Lancet Neurology", një kompleks nutrientësh për qëllime mjekësore specifike, i marrë një herë në ditë, mund të stabilizojë performancën konjitive dhe funksionale të personave me sëmundjen e Alzheimerit në stadin fillestar. "Edhe pse kjo ndërhyrje ushqimore nuk mund të përfaqësojë një kurë për këtë sëmundje, tregon qartë se sa më shpejt të ndërhyjmë, aq më i madh do të jetë avantazhi për pacientin", shpjegon për shtypin Tobias Hartmann nga Saarland University, Homburg Germany, koordinator i projektit LipiDiDiet. Përzierja e nutrientëve, e quajtur Souvenaid, është me bazë të "Fortasyn Connect", e testuar kliniksht me acide yndyrore esenciale, vitamina dhe nutrientë të tjerë.
Studimi që ka përfshirë 311 pacientë me Alzheimer në stadin fillestar në 11 qendra në Finlandë, Gjermani, Holandë dhe Zvicër, bën pjesë në një projekt gjithëpërfshirës që gëzon suportin e Bashkimit Europian. Pacientët janë randomizuar që të marrin për 24 muaj përzierjen funksionale të studimit ose një përzierje kontrolli izokalorike.
Endpointi primar i studimit ishte impakti në një bateri testimi neuropsikologjike, por nuk ka qenë e mundur që  të arrihej, pasi rezultatet në grupin e kontrollit u përkeqësuan më pak nga sa pritej, duke bërë të mundur që analiza statistike të rezultonte më pak e vlefshme. Në fakt avantazhet domethënëse të kësaj ndërhyrjeje ushqimore janë vërejtur në endpointet kryesore sekondare. Pacientët paraqisnin një përkeqësim më të vogël (45%) në shkallën CDR-SB (Clinical Dementia Rating-Sum of Box) që përcakton stadin e progresionit të sëmundjes duke vlerësuar aktivitetet praktike të jetës së përditshme. Gjithashtu kanë shfaqur një normë më të vogël të atrofisë cerebrale, me një diferencë prej 26% për hipokampusin dhe 16 % për vëllimin ventrikular, në krahasim me grupin e kontrollit. Incidenca e efekteve anësore në periudhën e studimit ka qenë në fakt e ngjashme në të dyja grupet. "Është e rëndësishme që të nënvizojmë se si reduktimi i atrofisë cerebrale tregon se përfitimet nuk janë vetëm simptomatike. Një rezultat i tillë nuk ishte arritur kurrë më parë" përfundojnë autorët.


 

The Lancet Neurology 2017. Doi: 10.1016/S1474-4422(17)30332-0 http://www.thelancet.com/journals/laneur/article/PIIS1474-4422(17)30332-0/fulltext


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>