Focus

nën292017

Aplikacione në smartphone për mjekët, FDA i ndihmon të zgjedhin më të mirat

tags: Mjekë

Aplikacionet (app) për celularë që në një mënyrë ose tjetrën kanë të bëjnë me shëndetin janë mbi 165.000. Shumë prej tyre përdoren drejtpërdrejt nga pacientët, por janë të paktë mjekët që i këshillojnë, duke i konsideruar pak të sigurta apo të besueshme: sipas një sondazhi në Shtetet e Bashkuara janë vetëm 15%. Por ka aplikacione të tjera të lidhura me shëndetin të krijuara enkas për mjekët, të cilat po përdoren gjithnjë e më shpesh. Në SHBA, 86% e punonjësve të shëndetësisë deklarojnë se i çmojnë ato për ndihmën që iu japin me pacientët. 59% e tyre përdor smartphone-t për të pasur akses në informacione shkencore.
Natyrisht, duke pasur parasysh numrin, nuk është e lehtë përzgjedhja e app-eve vërtet të dobishme dhe për t'i ardhur në ndihmë mjekëve është vënë në lëvizje as më pak e as më shumë Administrata e Barnave dhe Ushqimit (FDA), e cila ka publikuar udhëzues të hartuar sipas qasjes të bazuar në riskun e mundshëm, duke klasifikuar kështu aplikacionet në bazë të sigurisë dhe efikasitetit të tyre.
Mes më të përdorurave janë ato që u lejojnë mjekëve të kontrollojnë në distancë shëndetin e pacientëve të tyre; kanë përdorim ekskluzivisht profesional, përdorin një lidhje me matësit e presionit të gjakut apo pajisjeve të Ecg, me monitorët e instaluar në shtratin e pacientëve, ose më thjesht me të dhënat e regjistruara në kartelat klinike elektronike: shumë nga këto app-e bëjnë pjesë mes atyre të aprovuara nga FDA.
Një tjetër kategori aplikacionesh i ndihmon mjekët që të organizojnë më mirë aktivitetet e tyre dhe të zgjidhin problemet e përditshme: disa diktojnë shënime të cilat më pas transkriptohen në mënyrë automatike, të tjera menaxhojnë në mënyrë inteligjente axhendën e takimeve me pacientët dhe mund të ofrojnë për secilin prej tyre raporte me historinë e vizitave dhe evolucionin në kohë të gjendjes të tyre shëndetësore.
Edhe portali popullor dedikuar mjekëve, Medscape, ofron një aplikacion shumë interesant, me të cilin mund të hyni në një komunitet prej 205.000 kolegësh, të konsultoheni me mijëra raste klinike, të gjeni përgjigje për dyshimet dhe të ndani opinione, duke marrë kështu një lloj formimi të vazhdueshëm me një formulë ekstremisht novatore.

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Programet Orientuese për Provimin e Ricertifikimit
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>