Focus

dhj12017

Transplanti fekal: Kapsula në rrugë orale është po aq efikase sa kolonskopia

tags: JAMA

Transplanti i feçeve që synon të reduktojë riskun për recidiva nga Clostridium difficile i administruar nëpërmjet një kapsule që gëlltitet, nuk ka rezultuar inferior në efikasitet krahasuar me transplantin nëpërmjet kolonskopisë. Faktin e konfirmon një studim i publikuar në Jama. "Infeksioni nga C. difficile shkakton një inflamacion të zorrës së trashë dhe diarre të rëndë. Infeksioni shfaqet kur bakteret normale intestinale mbingarkohen dhe transplantet e feçeve për të rivendosur florën normale bakteriale, përfaqësojnë trajtimin më efikas për të parandaluar rishfaqjen e infeksionit. Administrimi i trajtimit me një tabletë kursen kohë dhe kosto në krahasim me kryerjen e kolonskopisë nëse nuk ka diferenca në rezultatet e dy metodave", shpjegon Dina Kao nga Universiteti i Albertas në Kanada dhe autore kryesore e studimit. Kërkuesit kanë regjistruar 116 pacientë me infeksion nga C. difficile periodik që nga tetori i 2014-s deri në shtator të 2016-s në një studim klinik të mos inferioritetit, të cilët i studiuan deri në 2016-n, duke i grupuar në mënyrë rastësore për t'iu nënshtruar një transplanti fekal me kapsulë në rrugë orale ose me kolonskopi në mënyrë që vlerësonin numrin e recidivave të infeksionit 12 javë pas transplantit fekal. Në veçanti qëllimi i studimit ishte që të vlerësohej nëse transplanti fekal me bazë kapsulash ishte "jo inferior" në krahasim me transplantin fekal që përdorte kolonskopinë. Rezultatet treguan se ishte e mundur të parandalohej rishfaqja e infeksionit periodik nga C. difficile pas një trajtimi të vetëm në 96% të pacientëve në të dyja grupet pas 12 javësh dhe numri i pacientëve që vlerësoi eksperiencën e vet si "aspak të pakëndshme", rezultoi më i madh mes atyre që kishin marrë trajtimin në rrugë orale. Siç shpjegojnë kërkuesit, janë përjashtuar nga studimi pacientët me infeksion nga C.difficile të rëndë dhe të komplikuar, ndërsa rezultatet mund të mos aplikohen në këto raste. "Transplanti fekal me kapsula orale mund të jetë efikas po aq sa ai i praktikuar me kolonskopi në parandalimin e recidivave të infeksionit nga C. difficile", përfundojnë autorët.

 

Jama 2017. Doi: 10.1001/jama.2017.17077 https://jamanetwork.com/journals/jama/fullarticle/10.1001/jama.2017.17077


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>