Focus

dhj62017

Fraktura e legenit; vonimi i operacionit mund të shkaktojë vdekje

Të presësh më shumë se 24 orë para se t'ia nënshtrosh pacientin ndërhyrjes kirurgjikale për frakturën e legenit, mund t'i kushtojë atij vdekjen, ose komplikacione të tjera.
"Në mjedisin mjekësor ka ende mosmarrëveshje sa i përket përcaktimit të periudhës së pranueshme të kohës që mund të kalojë para riparimit kirurgjikal të frakturës së legenit. Në SHBA dhe në Kanada rekomandohet ndërhyrja kirurgjikale brenda 48 orësh", konfirmon Daniel Pincus-i nga Universiteti i Torontos, autori kryesor i studimit të publikuar në Jama. Kërkuesit kanë analizuar të dhënat e 42.230 të rriturve që i janë nënshtruar një ndërhyrjeje për frakturë të kockës së legenit në periudhën prill 2009 - mars 2014, në 72 spitale të Ontarios, në Kanada.
Për të arritur në një përfundim, është vlerësuar koha e kaluar nga ardhja në urgjencë, deri në ndërhyrjen kirurgjikale dhe pastaj vdekja brenda 30 ditëve që nga shtrimi në spital për operacionin e legenit. Rezultatet kanë treguar se pacientët që i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale për thyerje të kockës së legenit pas 24 orësh, kanë patur një shtim të lehtë të rrezikut për vdekje, në krahasim me pacientët që i janë nënshtruar brenda 24 orësh (6.5% me 5.8%). Më hollësisht, rreziku dukej se zvogëlohej lehtësisht deri në një vonesë prej 24 orësh, çast në të cilin fillon të shtohet progresivisht, sa më shumë kohë kalon. Veç kësaj, edhe rreziku për komplikacione të tilla si infarkti, tromboza e venave të thella, embolia pulmonare dhe pneumonia, ishin më të shtuara te pacientët që kishin bërë një ndërhyrje kirurgjikale pas 24 orësh.

"Për pacientët me frakturë të kockës së legenit duket se vlen rregulli "sa më shpejt aq më mirë" sepse një kohë pritjeje më e madhe sesa pragu i 24 orëve lidhet me një rrezik më të madh vdekshmërie brenda 30 ditësh ose me komplikacione të tjera", shpjegojnë Mark Vrahasi dhe Harry Sax-i (Qendra Shëndetësore "Cedars Sinai" në Los Anxhelos) në editorialin shoqërues.

"Përcaktimi i periudhës së pranueshme të kohës deri tek operacioni për t'u dhënë ndihmë pacientëve me frakturë të legenit, do të kërkojë zhvillimin e sistemeve për vlerësim dhe stabilizim paraoperator të pacientëve, fleksibilitet më të madh planifikimi dhe më shumë aftësi kirurgjikale dhe përafrime efikase për të garantuar riparimin kirurgjikal sa më shpejt të jetë e mundur, idealisht brenda 24 orësh, tashmë si standard dhe jo si përjashtim. Nëse duam ta përmirësojmë ndihmën ndaj pacientëve me frakturë të legenit, duket të kemi parasysh kohën, si një faktor shumë i rëndësishëm", përfundojnë ata.

Jama. 2017. doi:10.1001/jama.2017.17606
https://jamanetwork.com/journals/jama/article-abstract/2664460

Jama. 2017. doi:10.1001/jama.2017.17624
https://jamanetwork.com/journals/jama/article-abstract/2664434


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Programet Orientuese për Provimin e Ricertifikimit
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>