Focus

dhj72017

Degjenerimi i retinës, çelet rruga për një terapi të re

tags: Barna

Rezultatet e një studimi të publikuar në revistën "Neuroscience" tregojnë se nëpërmjet bllokimit të një receptori specifik bëhet e mundur mbrojtja e qelizave ganglionare retinike që rrezikohen nga patologji të ndryshme, duke shpëtuar kështu shikimin dhe duke i hapur rrugën terapive të reja për degjenerimin e retinës. "Bëhet fjalë për një hap të parë drejt mundësisë për të ndërhyrë në mënyrë farmakologjike mbi një problem të rëndësishëm si ai i degjenerimit të retinës", shprehet Maria Rosaria Romano nga Laboratori i Neurobiologjisë Qelizore dhe Molekulare I.R.C.C.S. në Pozzilli (IS), e cila ka drejtuar studimin. Vdekja e qelizave ganglionare, të cilat shërbejnë për të çuar drejtpërdrejt në tru informacionet e marra nga qeliza të tjera të sistemit pamor, është një element thelbësor në shumë patologji që mund të shkaktojnë humbje të shikimit, si glaukomë, degjenerim makular dhe retinopati të fëmijëve prematurë.

Studimi bazohet mbi idenë se qelizat ganglionare arrijnë në degjenerim për shkak të disa faktorëve mes të cilëve eksoticina, e cila shfaqet fillimisht për shkak të acidit glutamik (një prej neurotransmetuesve më të rëndësishëm). Eksesi i acidit glutamik, karakteristik i shumë gjendjeve patologjike, i çon neuronet drejt vdekjes. Ndonëse duke përdorur modele kafshësh, kërkuesit arritën të zbutnin vdekjen e qelizave, duke përdorur një molekulë në gjendje për të frenuar një lloj specifik receptori, të quajtur mGlu1, i cili i përket kategorisë së receptorëve metabotropike për glutamatin. Rezultatet kanë treguar se kafshët e trajtuara me këto molekula kanë pasur një reduktim të degjenerimit të qelizave ganglionare të retinës. "Natyrisht ka ende shumë punë për të bërë. Receptori mGlu1 nuk gjendet vetëm te neuronet e retinës, por është i përfshirë edhe në procese të tjera mendore shumë të rëndësishme, si të mësuarit motorik dhe koordinimi i lëvizjeve. Bllokimi i receptorit mund të shkaktojë probleme të ndryshme. Do të jenë sigurisht të nevojshme studime të tjera për të përcaktuar nëse kjo lloj terapie është jo vetëm efikase, por edhe e sigurt", shprehet Romano.


Neuroscience. 2017. doi: 10.1016/j.neuroscience.2017.09.005 https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28918254


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>