Focus

dhj152017

Artriti reumatoid, mbipesha ka efekte negative në përgjigjen ndaj trajtimit

Dy studime të reja janë përqendruar në temën e efekteve të mundshme të peshës mbi shëndetin e personave që vuajnë nga artriti reumatoid. Studimi i parë, i publikuar në "Arthritis Care & Research", studion se sa mund të ndikojë mbipesha dhe obeziteti në mundësinë për të patur një përmirësim në fazën e parë të sëmundjes.
"Në qendër të studimit tonë kanë qenë të sëmurët me artrit reumatoid të diagnostikuar rishtas, që duhet të kishin rezultate më të mira dhe përgjigje më të mirë ndaj trajtimit dhe ka vlerësuar se sa prej tyre ishin mbipeshë apo obezë, për të zbuluar nëse këta dy faktorë ndikonin negativisht në sëmundje", konfirmon Susan Goodman, nga Spitali i Operacioneve Speciale dhe Shkolla Mjekësore "Weill Cornell", bashkautore në studim.
Studiuesit kanë ekzaminuar 982 pacientë, nga të cilët 32% kanë patur peshë normale, 35% kanë qenë mbipeshë dhe 33%, obezë. Brenda tre vjetësh, 36% e pacientëve ka patur një përmirësim të qëndrueshëm. Në krahasim me pacientët në peshë normale, ata në mbipeshë kishin 25% më pak mundësi për të patur një përmirësim të qëndrueshëm, ndërsa ata obezë, 47% më pak mundësi.
"Në rastin e personave me artrit reumatoid, te të cilët përgjigjja ndaj trajtimit nuk ka qenë e mirë, pesha mund të jetë një tjetër faktor për t'u marrë në konsideratë", përfundojnë autorët.

Studimi i dytë, i publikuar në "Arthritis & Rheumatology" përqendrohet në variacionet e peshës së artritit reumatoid të parakohshëm dhe në rreziqet e mëtejme të vdekjes së pacientëve. "Studimi ynë është i pari që fokusohet në ndryshimet e peshës në periudhën pranë diagnozës dhe jo pas shumë vjetësh", konfirmon Jeffrey Sparks, në Spitalin e Grave në Brigam dhe në Shkollën Mjekësore të Harvardit (Boston, SHBA), e cila ka drejtuar grupin e studiuesve. Në studim janë marrë 902 gra me diagnozën e artritit reumatoid dhe 7.884 gra të shëndetshme. Mes grave me artrit reumatoid, 41% kanë vdekur gjatë një vëzhgimi prej 17 vjetësh, ndërsa mes grave të shëndetshme, 29,2 % kanë vdekur gjatë një vëzhgimi prej 18,4 vjetësh. Në të dyja grupet, gratë që kanë patur një rënie të fortë në peshë, kanë treguar normë më të madhe vdekshmërie.
"Rezultatet tona janë prova që tregon se rezultatet e studimeve të mëparshme, që thonin se pacientët me artrit reumatoid të peshës normale kishin rrezik më të lartë vdekjeje, janë të gabuara, pasi mund të kenë qenë të lidhura me një humbje peshe të paqëllimshme. Rezultate të tilla përfaqësonin me shumë mundësi pasojat e fenomeneve të brishtësisë dhe të plakjes së popullsisë në përgjithësi", përfundojnë autorët.

Arthritis Care & Research 2017. Doi: 10.1002/acr.23457 http://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1002/acr.23457/full

Arthritis & Rheumatology 2017. Doi: 10.1002/art.40346 http://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1002/art.40346/full


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>