Focus

jan42018

Inteligjenca artificiale mund të zbulojë tumorin në linfonodulin e sentinelës

Disa algoritme kanë qenë në gjendje të zbulonin shpërndarjen e tumorit në linfonodulet e grave me kancer të gjirit në të njëjtën mënyrë ose edhe më mirë sesa mjekët patologë. Ky është përfundimi i një studimi në JAMA.
"Përdorimi i algoritmeve informatike do të përmirësonte dukshëm saktësinë dhe efikasitetin e patologëve", konfirmon Babak Ehteshami Bejnordi, në Universitetin e Radboudit, Vendet e Ulëta, autor kryesor i studimit. Disa kërkues kanë marrë pjesë në një sfidë ndërkombëtare të prodhimit të algoritmeve të kompjuterizuara që do të ishin në gjendje të zbulonin shpërndarjen e karcinomës mamare duke analizuar indet e linfonodulave të sentinelës. Performanca e algoritmeve ka qenë e barasvlershme me pritshmëritë e një paneli me 11 patologë. Madje, disa algoritme informatike kanë patur rezultate më të mira në zbulimin e shpërndarjes së kancerit në krahasim me përfundimet në të cilat kishin dalë patologët në një ushtrim që imitonte fluksin e punës rutinë të patologut. Në të njëjtën kohë, ishin të afta të dallonin praninë e sëmundjes në krahasim me patologët me më shumë kohë në dispozicion.
Autorët, gjithsesi, paralajmërojnë se studimi ka qenë i kufizuar nga fakti që diapozitivët mbi të cilët janë bërë vlerësimet e algoritmeve dhe patologëve nuk janë të krahasueshme sa i përket kompleksitetit të rasteve që takojnë patologët në praktikë. Do të jetë i nevojshëm vlerësimi në mjedis klinik për të arritur në një përfundim më të saktë në lidhje me përdorimin e inteligjencës artificiale në zbulimin e kancerit.
"Inteligjenca artificiale mund të jetë pikërisht ajo për të cilën patologjia kishte nevojë. Ndonëse kërkon ende një vlerësim në mjedisin e fluksi tnormal të punës në fushën e patologjisë kirurgjike, ka mundësinë t'i ndihmojë patologët për të përmirësuar efikasitetin e punës së tyre dhe për të standardizuar cilësinë. Ashtu si edhe për mikroskopinë elektronike, imunohistokemistrinë dhe diagnostikën molekulare, rreziku se inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë patologët, mbetet shumë i ulët. Edhe nëse fluksi i tyre i punës mund të ndryshojë, kontributi i patologëve në ndihmë të pacientëve do të vazhdojë të ketë një peshë të rëndësishme", shkruan Jeffrey Alan Golden, Departmenti i Patologjisë, në Spitalin e Bostonit.


JAMA. 2017. doi:10.1001/jama.2017.14585
https://jamanetwork.com/journals/jama/article-abstract/2665774?redirect=true
JAMA. 2017. doi:10.1001/jama.2017.14580
https://jamanetwork.com/journals/jama/article-abstract/2665757?redirect=true


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>