Focus

jan92018

Depresioni, instrumente të reja për të thjeshtuar diagnostikimin e saktë

Ndryshueshmëria e frekuencës kardiake dhe disa bioshenjues inflamatorë specifikë mund të ndihmojnë për të bërë dallimin mes çrregullimit depresiv madhor dhe depresionit në çrregullimin bipolar. Ky është rezultati i një studimi të publikuar online në "The World Journal of Biological Psychiatry".
"Çrregullimi depresiv madhor dhe depresioni në çrregullimin bipolar janë shpesh të vështirë për t'u dalluar. Çrregullimet në sistemin nervor autonom janë të lidhura me simptoma të ndryshme depresive dhe me frenimin e përgjigjes inflamatore. Skema e frekuencës kardiake ofron një mënyrë jo invazive për vlerësimin e funksionit të sistemit nervor autonom dhe ndërton një indeks të besueshëm të tonit kardiak vagal në qetësi", thotë Brandon Hage, Universiteti i Çikagos, autor kryesor i studimit. Kërkuesit kanë përcaktuar sa është ndryshueshmëria e frekuencës kardiake dhe kanë matur bioshenjuesit inflamatorë te 64 pacientë me çrregullim depresiv madhor dhe 37, me depresion në çrregullimin bipolar, duke u përpjekur kështu të gjenin një kriter potencial diagnostikues për të diferencuar këto patologji. Duke vepruar kështu, kanë zbuluar se në krahasim me individët me depresion në çrregullimin bipolar, ata të prekur nga çrregullimi depresiv madhor kishin një frekuencë të aritmisë sinusale respiratore bazike dhe variacione të frekuencës së ulët, dukshëm më të larta.
Individët me çrregullim bipolar paraqisnin nivele bazë dukshëm më të larta të interleukinës-10 dhe proteinës kemiotërheqëse të monociteve-1, në krahasim me individët me çrregullim depresiv madhor. Ndryshimet e frekuencës bazë të ulët ishin në mënyrë domethënëse dhe pozitivisht të lidhura me nivelet bazë të interleukinës-10 vetëm në grupin e çrregullimit depresiv madhor. "Toni i reduktuar vagal dhe nivelet më të larta të bioshenjuesve inflamatorë, mund të bëjnë dallimin mes pacientëve me çrregullim bipolar dhe atyre me çrregullim depresiv madhor. Ato tregojnë një fiziopatologji thelbësore të depresionit që përfshin disfunksionin e sistemit nervor autonom dhe probleme kronike të rregullimit të sistemit imunitar", përfundojnë autorët.

 

The World Journal of Biological Psychiatry 2017. Doi: 10.1080/15622975.2017.1376113 http://www.tandfonline.com/doi/full/10.1080/15622975.2017.1376113


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>