Focus

jan252018

Një instrument gjenetik, do të parashikojë nëse rrezikoheni nga kanceri i prostatës

Një rezultat i ri për parashikimin e rrezikut të kancerit agresiv të prostatës, mund të ndihmojë për të vendosur kush duhet t'i nënshtrohet ekzaminimit e vëzhgimit dhe kur. Ky është rezultati i një studimi të publikuar në British Medical Journal.

"Në shumë udhëzime nuk mbështetet mundësia e një screening-u të përgjithshëm, për shkak të shqetësimeve që kanë lidhje me mundësinë e përballjes me një PSA të zhvilluar te burrat pa kancer, si dhe mbi mbitrajtimin e atyre që paraqesin një kancer, por që mund të mos zhvillojnë kurrë një sëmundje agresive", konfirmon Tyler Seibert, Qendra e Imazherisë Multimodale dhe e Gjenetikës në La Jolla (SHBA), që ka udhëhequr grupin e studimit. Kërkuesit kanë përdorur të dhënat që vijnë nga një bashkëpunim ndërkombëtar për të zhvilluar dhe testuar një instrument gjenetik që ka si synim, të parashikojë moshën e nisjes së kancerit agresiv të prostatës dhe për të udhëhequr drejt vendimeve se kush do t'i nënshtrohet screening-ut dhe në çfarë moshe.

Për këtë, ata kanë analizuar më shumë se 200.000 variante gjenesh te 31.747 vetë me prejardhje europiane me dhe pa karcinomë të prostatës dhe kanë identifikuar 54, të lidhura me një rrezik të shtuar të kancerit. Këta polimorfizma janë bërë pjesë e një analize mbijetese për të vlerësuar efektet e tyre mbi diagnozën e karcinomës prostatike agresive, në formën e një rezultati të riskut.

Modeli final është aplikuar në të dhënat e një eksperimentimi klinik të pavarur që ka vëzhguar 6.411 burra, për të testuar parashikimet e mbijetesës së lirë nga kanceri i prostatës. Rezultatet e këtij studimi të fundit, kanë treguar se rezultati i riskut ishte një parashikues shumë domethënës për diagnostikimin e kancerit agresiv dhe se burrat që gjendeshin në 2 përqindëshin e sipërm të rezultateve kishin një risk relativ thuajse të trefishuar për të paraqitur kancer agresiv, krahasuar me burrat me rrezik të mesëm. Kërkuesit nënvizojnë se, duke qenë përfaqësues i rrezikut gjenetik të përcaktuar te një burrë, rezultati mund të përllogaritet një herë të vetme, duke ofruar informacione thelbësore për parashikimin e këtij lloj kanceri, aq më tepër që edhe kostot e tij nuk janë të mëdha.

Autorët shpjegojnë se nuk mund ta përjashtojnë mundësinë që faktorë të tjerë të pamatur mund të kenë ndikuar te rezultatet e tyre, por janë të bindur se ajo që ka dalë, u shtohet të dhënave ekzistuese si prova përfundimtare që karakteristikat gjenetike individuale mund të përdoren për të parashikuar rrezikun e kancerit të prostatës.


Bmj 2018. Doi: 10.1136/bmj.j5757
http://www.bmj.com/content/360/bmj.j5757


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>