Focus

shk122018

Vaksina kundër kancerit. Studim premtues, por ende paraprak

Një trajtim i ri eksperimental i zhvilluar nga Universiteti i Stenfordit, ka përdorur imunostimuluesit për të luftuar tumoret dhe ka patur rezultate inkurajuese mbi minjtë e laboratorit. Në të gjithë botën, pritshmëritë e një ndryshimi në vazhdueshmërinë e kurave onkologjike janë të larta dhe ky lajm ka bërë një jehonë të gjerë, përfshi edhe interpretimin se "një vaksinë kundër kancerit", është shumë afër.

Megjithatë, ekspertë të tillë si Carmine Pinto, president i Shoqatës Italiane të Onkologjisë Mjekësore (AIOM), rekomandojnë të bëhet kujdes i madh, duke nënvizuar karakterin plotësisht paraprak të këtij kërkimi. "Kalimi nga miu te njerëzit nuk është aspak i menjëhershëm, paralajmëron Pinto. Bëhet fjalë për një model paraklinik  dhe duke qenë i tillë, ai zhvillon hipoteza, por do të duhet të bëjmë studime klinike më tej, duke i nisur nga faza një".

Në të vërtetë, studimi i parë mbi njeriun sapo ka nisur: janë rekrutuar 15 pacientë me linfomë, për të filluar verifikimin e tolerancës dhe të efikasitetit të kësaj metode, që ka të bëjë me injektimin e sasive të vogla të dy agjentëve të ndryshëm imunostimulues në brendësi të tumoreve të qëndrueshme dhe, mbi minjtë, ka sjellë zhdukjen e tyre të plotë, përfshi metastazat e largëta nga masa tumorale kryesore.

"Është një studim që jep një kontribut të ri mbi mënyrën se si kombinimi i mekanizmave të ndryshëm të veprimit, mund të fuqizojë përgjigjen imunologjike", shpjegon presidenti i AIOM-it.

Imunoterapia është një nga fushat më premtuese në kërkimet për gjetjen e një kure kundër kancerit, por në shumë raste është një realitet dhe gjen zbatim edhe në spitalet tona. Pinto kujton se ka tashmë barna shumë efikase: "Në Itali po arrijmë rezultate shumë të rëndësishme që konfirmojnë në praktikën klinike atë që më parë kishte rezultuar nga studimet eksperimentale; janë bërë hapa të mëdhenj përpara dhe kemi mundësi të përdorim barna imunoterapike në melanomën metastatike dhe në tumorin e veshkës, ndërkohë që së shpejti duhet të bëjmë regjistrimin e barnave imunoterapike edhe për tumorin e testikujve dhe të fshikëzës".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Programet Orientuese për Provimin e Ricertifikimit
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>