Focus

mar22018

Infeksionet respiratore akute. I duhet dhënë fund përdorimit të tepërt të kortikosteroideve

Sipas një dokumenti kërkimor të botuar në "JAMA Internal Medicine", shumë pacientë që paraqiten në ambulanca me infeksione akute të aparatit të frymëmarrjes, trajtohen rëndom me kortikosteroide sistemike, ndonëse udhëzimet nuk e rekomandojnë një praktikë të tillë.

"Rezultatet e studimit tonë vënë në dukje nevojën e hulumtimit të çështjes së përdorimit të kortikosteroideve sistemike për infeksionet akute të aparatit të frymëmarrjes dhe problemet e sigurisë të lidhura me të", thotë Evan Dvorin, Nju Orleans, firmëtari i parë i dokumentit. Kërkuesit kanë studiuar në mënyrë retrospektive rreth 40.000 të rritur me diagnozë ambulatore të infeksioneve të frymëmarrjes akute në Shtetet e Bashkuara dhe në veçanti, në Luizianë. Të dhënat tregojnë se, në nivel kombëtar, për rreth 11% të pacientëve janë përshkruar kortikosteroide. Analiza me shumë ndryshore ka treguar se kanë qenë më të larta mundësitë për përshkrimin e kortikosteroideve mes individëve me anamnezë bronkopneumopati obstruktive kronike (BPKO) ose astmë, diagnostikim bronkiti gjatë vizitës dhe përshkrimi është bërë nga ana e një infermiereje profesioniste apo e një mjeku ndihmës.

Studimi ka zbuluar gjithashtu ndryshime rajonale të dukshme në përshkrimin e barnave të tilla, me një mbizotërim të ndryshueshëm nga 13,6% në Jug, në 8,3% në perëndim. Në Luizianë, plot 23% e vizitave të asistencës primare për infeksione akute respiratore janë pasuar nga përshkrimi i një kortikosteroidi për injeksion. Mundësia e përshkrimeve të tilla ishte më e lartë mes pacientëve me një historik BPKO-je, diagnozë në vizitën e sinusitit ose të otitit, rinit alergjik, infeksion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes ose bronkit dhe përshkrim nga ana e një infermieri profesionist.

Autorët nënvizojnë se efektet e kundërta të steroideve sistemike, edhe në terma të shkurtër, janë të mirëdokumentuara dhe se do të jetë e nevojshme të ekzaminohen më në detaje tendencat relative, në kontekstin e marrë parasysh, duke qenë se, përveçse ka kosto të shtuar, kjo kurë është potencialisht e dëmshme.

 

JAMA Intern Med. 2018. doi: 10.1001/jamainternmed.2018.0103


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>