Focus

pri232018

Epilepsia. Ndërhyrjet për reduktimin e stresit, do të mbështesin trajtimin me barna

Sipas një studimi të publikuar në "Neurology", teknikat e menaxhimit të stresit mund t'i ndihmojnë ata që vuajnë nga epilepsia, për të reduktuar frekuencën e episodeve konvulsive.

"Pavarësisht të gjitha përparimeve që kemi bërë sa u përket barnave të reja për epilepsinë, të paktën një e treta e të sëmurëve vazhdojnë të kenë kriza epileptike, gjë që bën të nevojshme mundësi të reja trajtimi. Duke qenë se stresi është faktori më i zakonshëm që shpërthen krizat, sipas asaj çfarë raportojnë pacientët, kërkimet në këtë drejtim do të ishin shumë të çmuara", thotë Sheryl Haut del Montefiore (Kolegji Mjekësor "Albert Ajnshtajn", Nju Jork), autore kryesore e studimit.

Kërkuesit kanë vlerësuar 66 pacientë që, para se të merrnin barna për konvulsionet, kishin paraqitur të paktën katër kriza në një periudhë prej dy muajsh para fillimit të studimit. Gjatë trajtimit tremujor, të gjithë pjesëmarrësit janë ndjekur nga një psikolog për të mësuar një teknikë sjelljeje që më vonë duhet ta vinin në zbatim dy herë në ditë, ose edhe tre, nëse gjatë një dite shfaqeshin shenjat e një ataku të mundshëm epileptik. Pjesëmarrësit kanë plotësuar ditarë elektronikë të përditshëm mbi krizat, nivelin e stresit dhe faktorë të tjerë, si për shembull: gjumi dhe humori. Gjysma e pjesëmarrësve ka mësuar një teknikë qetësimi muskular progresiv, një metodë të reduktimit të stresit, gjatë së cilës çdo grup muskujsh qetësohet dhe çlodhet, bashkë me teknika të frymëmarrjes. Pjesëmarrësit e tjerë, që vepronin nga grupi i kontrollit, kanë mësuar një teknikë që quhet kujdesi i fokusuar, me lëvizje të ngjashme me ato të grupit tjetër, por pa çlodhje muskulare dhe vetëm me detyrat e fokusuara te përqendrimi. Para studimit, kërkuesit kishin hamendësuar se personat që ndiqnin ushtrime të çlodhjes muskulare kishin treguar më shumë përmirësime sesa personat që ndiqnin ushtrime me vëmendje të fokusuar, por kanë zbuluar se që të dyja grupet kishin patur një përmirësim të barabartë: 29% më pak atakë gjatë studimit, krahasuar me përpara tij për grupin e ndërhyrjes dhe 25% më pak në grupin e kontrollit.
Autorët nënvizojnë se do të jenë të nevojshme studime të tjera me një numër më të madh personash dhe me teknika të tjera të reduktimit të stresit, në mënyrë që ky përfundim të jetë i vlefshëm.

 

Neurology 2018. doi:10.1212/WNL.0000000000005109
http://n.neurology.org/content/early/2018/02/14/VVNL.0000000000005109


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>