Focus

maj282018

Rritet rreziku i vdekjes tek ata që e humbin pasurinë pas moshës 50-vjeçare

Sipas një studimi të publikuar në "JAMA", me autore kryesore Lindsay Pool (Universiteti Feinberg në Çikago), humbja e papritur e sigurisë ekonomike në radhët e mbi pesëdhjetëvjeçarëve shoqërohet me një rrezik në rritje për vdekje nga të gjitha shkaqet.

"Peripecitë e punës jo vetëm që kanë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin mendor, por gjithashtu lënë më pak burime monetare për shpenzimet mjekësore", thotë studiuesja, duke shtuar se në të pesëdhjetat, duke pasur më pak kohë për të rifituar pasurinë e humbur, pasojat e këtyre goditjeve ekonomike negative mbi gjendjen shëndetësore, mund të zgjasin për një kohë të gjatë.

Duke u nisur nga këto hamendësime, autorët vërtetuan nëse një humbje e papritur ekonomike mund të shoqërohej me një rritje të vdekshmërisë, duke analizuar të dhënat e Health and Retirement Study, një studim perspektiv kohorte në nivel kombëtar, i kryer mbi të rriturit e grupmoshës 51-61 vjeç në kohën e hyrjes në studim. Ishin 8,714 pjesëmarrës, 2,430 prej të cilëve kishin pësuar një goditje ekonomike negative gjatë 20 viteve të ndjekjes nga 1994 në 2014, ndërsa 5,535 nuk kishin pasur rënie të konsiderueshme ekonomike.
"Gjatë monitorimit të 80.683 njerëz/vit kanë vdekur 2.823 njerëz dhe të dhënat e mbledhura tregojnë se në subjektet me pasuri të qëndrueshme krahasuar me ata që kishin pësuar një goditje ekonomike negative, vdekjet ishin respektivisht 30.6 kundrejt 64.9 për 1,000 njerëz/vit", shpjegojnë kërkuesit.

Pooli përfundon: "Është i nevojshëm një kërkim i mëtejshëm për t'u thelluar në mekanizmat që qëndrojnë në bazë të kësaj lidhjeje dhe për të verifikuar nëse ekzistojnë mundësi për ndërhyrje të synuara".

Në një koment të redaksisë, Alan Garber, nga Universiteti i Harvardit në Kembrixh, Shtetet e Bashkuara, shkruan: "Ky studim sugjeron se, te njerëzit e moshës së mesme që humbin shumë nga gjendja e tyre ekonomike, rrezikon të rritet vdekshmëria. Ky fakt duhet ta bëjë shoqërinë të reflektojë dhe të ofrojë mbështetje për ata që preken nga ngjarje që mund të ndikojnë aq shumë në të ardhmen e tyre".

 

JAMA 2018. doi: 10.1001/jama.2018.2055
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29614178

JAMA. 2018. doi: 10.1001/jama.2018.3418
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29614162


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>