kor192018
Depresioni te të moshuarit, mund të luftohet me dietë
Dieta DASH, përveçse redukton hipertensionin dhe rrezikun për iktus, mund të ndihmojë edhe në shmangien e depresionit, sipas një studimi që do të prezantohet në takimin vjetor të Akademisë Amerikane të Neurologjisë (AAN) në Los Anxhelos.
"Pjesëmarrësit që kanë ndjekur me rigorozitet një dietë me reduktim të kripës, kishin 11% më pak mundësi për të zhvilluar depresion me kalimin e kohës, krahasuar me ata që nuk e kishin ndjekur siç duhet dietën", thotë Laurel Cherian (Universiteti Mjekësor i Çikagos), autor kryesor i studimit. Analiza ka përfshirë 964 pjesëmarrës në projektin "Memory and Ageing" (MAP), një kohorte me qytetarë të Çikagos 60 vjeç e sipër, që ndiqen çdo vit dhe vlerësohen gjatë gjithë kohës për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit.
Përveçse iu janë nënshtruar vlerësimeve konjitive të rregullta, pjesëmarrësit kanë bërë kontroll për depresionin dhe kanë plotësuar një pyetësor në të cilin duhet të tregonin frekuencën e marrjes së ushqimeve të ndryshme gjatë vitit të fundit. Në bazë të këtyre të dhënave, kërkuesit kanë vëzhguar se sa e kishin ndjekur pjesëmarrësit dietën DASH dhe i kanë ndarë pjesëmarrësit në grupe, në bazë të pikëve që kanë marrë nga dieta. Pjesëmarrësit janë ndjekur mesatarisht 6,53 vjet. Analiza ka treguar se pjesëmarrësit që e kishin ndjekur më mirë dietën DASH, kishin më pak mundësi për të rënë në depresion.
Autorët konfirmojnë se edhe nëse simptomat e depresionit mund të paraqiten në momente alternative, fakti i vlerësimit çdo vit (dhe jo vetëm një herë) të depresionit, ka reduktuar mundësitë që studimi të ketë kapur një moment të përkohshëm depresioni. Cheriani dhe kolegët e tij nënvizojnë se nuk i kanë ndarë në këtë studim të mbijetuarit nga iktusi, por konfirmojnë se do ta bëjnë në një studim të mëtejshëm. Kërkuesit kanë ekzaminuar gjithashtu efektin mbi depresion të dietës mesdhetare dhe të Ndërhyrjes Mesdhetare DASH për Rënien Neurodegjenetarive (MIND), një hibrid i këtyre dy dietave, por nuk kanë gjetur asnjë lidhje statistikisht domethënëse.
"Kemi nevojë për studime të mëtejshme që të kuptojmë se cilët faktorë të dietës DASH mund të jenë të nevojshëm për të reduktuar rrezikun e depresionit", përfundojnë autorët.
American Academy of Neurology (AAN) 2018 Annual Meeting. Abstract 3569 (P2.179). https://www.aan.com/conferences-community/annual-meeting/