Focus

jan142019

Te disa pacientë me hipotiroidizëm, levotiroksina i lë të larta vlerat e kolesterolit

Pacientët me hipotiroidizëm në lulëzim, që trajtohen me terapi zëvendësuese standarde me levotiroksinë (LT4), shpesh vijojnë të tregojnë nivele anormale të kolesterolit, pavarësisht normalizimit të hormonit stimulues të tiroides (TSH). Ky është rezultati i një metaanalize të publikuar së fundmi online në "Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism".
"Është vënë re se hipotiroidizmi i patrajtuar, shkakton një rritje të niveleve të kolesterolit dhe se lipoproteinat me densitet të ulët (LDL) dhe kolesteroli total (CT) janë pjesë e një serie masash të konsideruara shënjues objektivë të sinjalizimit të hormonit të tiroides", konfirmon Elizabeth McAninch (Rush University Medical Center, Çikago), autore kryesore e punimit. Mendohej se terapia zëvendësuese me LT4 ishte në gjendje të ofronte edhe T3 të mjaftueshëm, por është vënë re se një pjesë e pacientëve me hipotiroidizëm të trajtuar me LT4 (rreth 20%) nuk percepton një zgjidhje të simptomave, pavarësisht arritjes së niveleve normale të TSH-së dhe se ka raporte sierike të larta T4/T3 te pacientët e trajtuar me LT4.
Për të vlerësuar më mirë situatën, kërkuesit kanë identifikuar 99 studime mbi hipotiroidizmin primar në lulëzim, të trajtuar me monoterapi LT4, 65 prej të cilëve përfshinin të dhëna mbi kolesterolin e pacientëve. Pacientët e trajtuar me LT4, pavarësisht niveleve normale sierike të TSH-së, paraqisnin vlera në mënyrë të konsiderueshme më të larta të kolesterolit LDL sierik, në krahasim me kontrollet e shëndetshme (3,31 ± 1,64 mg/dL) edhe për vlerat e kolesterolit total sierik më të larta (9,60 ± 3,55 mg/dL).

Ndërmjet studimeve që nuk përfshinin kontrolle të shëndetshme, nivelet sierike të kolesterolit LDL ishin 138,3 ± 4,6 mg/dL dhe ato të kolesterolit total 209,6 ± 3,4 mg/dL. "Rezultatet tona tregojnë që përdoruesit e LT4 paraqesin nivele të kolesterolit LDL dhe kolesterolit total, në mënyrë të konsiderueshme më të larta sesa kontrollet e shëndetshme në metaanalizë dhe sugjerojnë që homeostaza lipidike varet nga hormoni i tiroides që nuk është rivendosur", konfirmojnë autorët. Sipas tyre, kjo nënkupton që TSH sierik mund të mos jetë një masë mjaftueshëm e saktë për t'u konsideruar shënjues ideal i funksionit normal të tiroides. Nëse rezultatet do të konfirmohen, mund të jetë e nevojshme të modifikohen udhëzimet mbi hipotiroidizmin dhe fashat e trajtimit për pacientët e trajtuar me LT4.

 

J Clin Endocrinol Metab. 2018. doi: 10.1210/jc.2018-01361
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30124904


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>