Focus

jan312019

Dhimbja e shpinës. Studimi 16-vjeçar analizon karakteristikat e saj

Dhimbja e shpinës është një ndër shqetësimet më të shpeshta në botë dhe një studim i publikuar në "Arthritis Care & Research" shqyrton ecurinë e saj në kohë, në kuptimin e karakteristikave të pacientit dhe të ndihmës shëndetësore e farmakologjike, përfshirë opioidet. Në studim ka marrë pjesë një kampion përfaqësues i popullsisë kanadeze, i ndjekur nga viti 1994 deri në vitin 2011: një total prej 12.782 individësh të intervistuar çdo 2 vjet, kanë dhënë informacione në lidhje me faktorë të tillë si komorbiliteti, dhimbja, paaftësia, përdorimi i opioideve dhe barnave të tjera, si edhe vizitat mjekësore.

"Gjatë 16 viteve të ndjekjes, pothuajse gjysma e pjesëmarrësve (45,6%) ka referuar se ka pasur dhimbje shpine të paktën një herë", shpjegojnë kërkuesit, që e kanë ndarë dhimbjen në katër tipe: 1. persistente (18%), 2. në zhvillim (28,1%), 3. në regresion (20,5%) dhe 4. rastësore (33,4%). Të dhënat e grumbulluara tregojnë se grupi me dhimbje persistente dhe ai me dhimbje në zhvillim, priren që të kenë më shumë dhimbje dhe paaftësi, ashtu si edhe më shumë vizita mjekësore dhe përdorim të barnave, në krahasim me ata të grupit me dhimbje në regresion dhe rastësore. Por, nuk është vetëm kjo. Është interesante të vihet re se grupi me dhimbje në remision ka treguar rritjen më të madhe të përdorimit të opioideve dhe antidepresivëve me kalimin e kohës.

"Lajmi i mirë është që te një person nga pesë, dhimbja e shpinës regreson. Ndërsa lajmi i keq është se individët e këtij grupi vazhdojnë të përdorin opioide dhe antidepresivë, gjë që sugjeron nevojën e një monitorimi të vazhdueshëm në këtë nënpopullsi", konfirmon bashkë-autorja Mayilee Canizares (kërkuese në Institutin e Torontos), duke shtuar që një nga pesë vetë referon dhimbje persistente të shpinës në të shkuarën dhe se pothuajse një nga tre persona zhvillon dhimbje shpine me kalimin e viteve.

"Te këto dy grupe janë veçanërisht të rëndësishme jo vetëm limitimi funksional për shkak të dhimbjes, por edhe paaftësia dhe depresioni, si edhe një përdorim më i madh i kurave mjekësore dhe barnave", rifillon Canizares-i, duke vënë në dukje se, sipas këtyre të dhënave, personat me dhimbje shpine janë një grup heterogjen që mund të nxjerrë përfitime nga një trajtim i personalizuar, në vend të përdorimit të një skeme unike terapeutike.

 

Arthritis Care & Research 2019. Doi: 10.1002/acr.23811
https://onlinelibrary.wiley.com/doi/abs/10.1002/acr.23811


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>