Focus

shk192019

Ulja e sedentaritetit në zyrë, përmirëson rezultatet e punës dhe ato psikologjike

Një ndërhyrje që synon reduktimin e kohës së kaluar pa lëvizur në punë (Stand More AT Work: SMArT) ka reduktuar me sukses kohën e qëndrimit ulur për një kohë të shkurtër, mesatare dhe të gjatë, duke sjellë ndryshime pozitive në fushën e punës dhe atë psikologjike.

Këto janë rezultatet e një studimi të udhëhequr nga Charlotte Edwardson (Universiteti i Leicesterit, Mbretëri e Bashkuar) dhe të publikuar në "British Medical Journal", që ka përfshirë 37 grupe individësh të punësuar në zyrat e University Hospitals of Leicester NHS Trust, me një numër total prej 146 pjesëmarrësish.

Gjithsej 19 grupe (77 pjesëmarrës) janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për ndërhyrje dhe 18 (69 pjesëmarrës) i janë shmangur kontrollit. Për grupin e ndërhyrjes ishte parashikuar një vend pune me lartësi të rregullueshme dhe ndërmjet gjërave të tjera, një seminar i shkurtër me broshurë mbështetjeje, feedback të kohës së kaluar ulur dhe duke bërë aktivitet fizik dhe seksione trajnimi. Grupet e kontrollit kanë vazhduar të sillen si zakonisht. Rezultati primar ishte koha e kaluar ulur gjatë punës, e matur nëpërmjet akselerometrit të aplikuar në kofshë. Rezultatet sekondare ishin koha e kaluar ulur çdo ditë, koha e zgjatur e qëndrimit ulur (≥30 minuta) dhe koha në këmbë, aktiviteti fizik, shëndeti që lidhet me punën, funksioni konjitiv dhe matjet psikologjike për 3, 6 dhe 12 muaj.

Megjithatë, të dhënat kanë treguar një zvogëlim të konsiderueshëm në kohën e punës që kalohet ulur për 12 muaj në grupin e ndërhyrjes (-83,28 min/ditë pune). Është observuar një zvogëlim në grupin e ndërhyrjes edhe për kohën e qëndrimit ulur gjatë punës për 3 muaj (-50,62 min/ditë pune) dhe për 6 muaj (-64,40 min/ditë pune) dhe për kohën ditore që kalohet ulur për gjashtë muaj (-59,32 min/ditë) dhe 12 muaj (-82,39 min/ditë).

Janë parë ndryshime në favor të grupit të ndërhyrjes edhe për kohën e qëndrimit të zgjatur ulur, kohën e pushimit, shëndetin që lidhet me punën, cilësinë e jetës dhe praninë e punës. "Edhe pse ky është një studim i rëndësishëm, që tregon reduktime të kohëzgjatjes në sjelljen sedentare dhe në rezultate të tjera që lidhen me punën për punonjësit e spitaleve në Mbretërinë e Bashkuar, mbeten ende pyetje mbi transferimin e ndërhyrjes përtej Shërbimit Shëndetësor Kombëtar dhe mbi përshtatshmërinë e tij për tipe të tjera të punonjësve, duke përfshirë ata që punojnë me turne, për të cilët mungojnë ndërhyrjet që synojnë sjelljen sedentare", shkruan në një artikull shoqërues Cindy Gray, nga Universiteti i Glasgout.


BMJ. 2018. doi: 10.1136/bmj.k3870
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30305278

BMJ. 2018. doi: 10.1136/bmj.k4061
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30305275


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>