Focus

pri32019

Kanceri kolorektal. Sigmoidoskopia zvogëlon incidencën dhe vdekshmërinë, por vetëm te meshkujt

Kryerja vetëm një herë e një skrinimi me sigmoidoskopi redukton incidencën dhe vdekshmërinë nga kanceri kolorektal te meshkujt, por jo te femrat, sipas rezultateve të një studimi afatgjatë të publikuar në "Annals of Internal Medicine".

Kanceri kolorektal është një nga llojet më të zakonshme të kancerit në Shtetet e Bashkuara. Udhëzimet aktuale praktike rekomandojnë skrinimin tek adultët e moshës 50-70 vjeç, nëpërmjet kolonoskopisë, sigmoidoskopisë fleksibile ose një ekzaminimi të gjakut në feçe. "Efektet afatgjata të skrinimit me sigmoidoskopi mbi incidencën e karcinomës kolorektale dhe mbi vdekshmërinë e femrave dhe meshkujve nuk janë të qarta", konfirmon Øyvind Holme (Universiteti i Oslos), emri kryesor i këtij studimi. Pothuajse 100.000 adultë me moshë nga 50 deri në 64 vjeç, pa histori të kancerit kolorektal, janë përzgjedhur në mënyrë rastësore për t'iu nënshtruar ose jo skrinimit me sigmoidoskopi fleksibile (me ose pa test për kërkimin e gjakut në feçe).

Pjesëmarrësit me rezultate pozitive të skrinimit janë vlerësuar së fundmi me kolonoskopi. Gjatë një ndjekjeje rreth 15-vjeçare, incidenca e tumorit kolorektal ka rezultuar dukshëm inferiore te meshkujt që i janë nënshtruar skrinimit, në krahasim me ata që nuk e kishin bërë (risqe absolute: 1,72% në krahasim me 2,50%), por kjo nuk ndodhte te femrat (1,86% në krahasim me 2,05%). Në të njëjtën mënyrë, vdekshmëria për kancerin kolorektal ka rezultuar në mënyrë të konsiderueshme inferiore te meshkujt që i janë nënshtruar skrinimit (0,49% në krahasim me 0,81%), por jo te femrat (0,60% në krahasim me 0,59%).

Një nga pikat e forta të studimit është ndjekja afatgjatë. Kufizimet përfshijnë faktin që nuk janë të disponueshme të dhëna mbi gjendjen socio-ekonomike dhe mbi etninë, falë të cilave, pavarësisht faktit se bëhet fjalë për një studim me përzgjedhje rastësore, mund të nënvlerësohej incidenca e këtyre faktorëve mbi rezultatet, që në këtë rast, mund të mos jenë të gjeneralizuara në të gjitha popullsitë. Kërkuesit e mbyllin duke konfirmuar se mungesa e përfitimit te gratë mund të ketë implikime te programet e ardhshme të skrinimit, që përdorin sigmoidoskopinë.


Ann Intern Med. 2018. Doi: 10.7326/M17-1441
http://annals.org/aim/article-abstract/2679355/long-term-effectiveness-sigmoidoscopy-screening-colorectal-cancer-incidence-mortality-women


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>