Focus

pri122019

Perspektiva të reja terapeutike. Pse probiotikët mund të luftojnë ankthin

Ngjarjet stresuese luajnë një rol të rëndësishëm në gjenezën dhe në zhvillimin e simptomave funksionale ose psikosomatike, duke tjetërsuar mirëqenien dhe cilësinë e jetës.

Këto ngjarje prodhojnë simptoma të ndryshme, mes të cilave, efekte gastrointestinale, kardiovaskulare, sociale e psikologjike. Ekziston mbi të gjitha një lidhje e fortë mes shqetësimeve gastrointestinale dhe faktorëve psikosocialë. Pra, funksionet gastrointestinale mund të modifikohen dhe modulohen nga ngjarje të ndryshme stresuese të jetës. Për shembull, te pacientët me sindromën e kolonit të irrituar, stresi shkakton diarre dhe konstipacion nëpërmjet modifikimit të motilitetit gastrointestinal.

Simptomat gastrointestinale, siç është dhimbja viscerale, flatulenca, diarreja dhe kasllëku, janë të lidhura me evente psikosociale stresuese. Koncepti i suplementeve me probiotikë ka evoluar nga një hipotezë e propozuar për të parën herë nga shkencëtari rus Elie Metchnikoff në vitin 1908. Hetimet mbi aplikimin e probiotikëve gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, kanë marrë në konsideratë kryesisht laktobacilet dhe bifidobakteret që janë përbërës të rëndësishëm të mikroflorës normale intestinale te njerëzit e çdo moshe.

Laktobacilet përmirësojnë edhe tolerancën ndaj laktozës, shtojnë peristatikën intestinale dhe përshpejtojnë zbrazjen e zorrëve. Në fund, probiotikët mund të ndryshojnë vëllimin dhe/ose përbërjen e feçeve dhe gazit ose të shtojnë sekretimin e mukozës intestinale, efekte që mund të ndikojnë në manipulimin intestinal të përmbajtjes së tij dhe kështu, të modifikojnë simptoma të tilla si kapsllëku apo diarreja.
Kjo ka sjellë një interes tregtar për probiotikët (mikrobe të gjalla që merren kryesisht si integratorë ushqimorë).

Ndonëse ndikimi i përgjithshëm i probiotikëve mbi simptomat gastrointestinale nuk është ende i qartë, studimet e fundit kanë treguar se laktobacilet parandalojnë dhimbjen viscerale dhe hipersensibilitetin visceral që ka shkaktuar stresi te minjtë. Megjithatë, janë ende të disponueshme pak studime in vivo mbi efektet e probiotikëve në simptomat gastrointestinale që shkakton stresi te qeniet njerëzore.

 

Simone Perna, Departamenti i Biologjisë, Universiteti i Bahreinit

Burimet:
Diop, Laurent, Sonia Guillou, and Henri Durand. "Probiotic food supplement reduces stress-induced gastrointestinal symptoms in volunteers: a double-blind, placebo-controlled, randomized trial."Nutrition Research28, no. 1 (2008): 1-5.
Soldi, S., Tagliacarne, S.C., Valsecchi, C., Perna, S., Rondanelli, M., Ziviani, L., Milleri, S., Annoni, A. and Castellazzi, A., 2019. Effect of a multistrain probiotic (Lactoflorene® Plus) on inflammatory parameters and microbiota composition in subjects with stress-related symptoms.Neurobiology of Stress,10, p.100138.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>