Focus

maj132019

Për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, ndihmojnë etiketat me përmbajtjen e sheqerit

Etiketa e pranishme në ushqimet e ambalazhuara dhe në pije, që tregon përmbajtjen e sheqernave të shtuara, mund të ketë përfitime thelbësore për shëndetin dhe reduktimin e kostove në SHBA, gjatë 20 viteve të ardhshme.
FDA-ja ka njoftuar në vitin 2016, një shqyrtim të etiketave Nutrition Facts, duke e bërë të detyrueshëm etiketimin që njofton mbi përmbajtjen e sheqernave të shtuara. Qëllimi i studimit të publikuar në "Circulation", ka qenë vlerësimi i impaktit të këtij detyrimi, mbi reduktimin e konsumimit të sheqerit dhe, për pasojë, mbi parandalimin e diabetit të tipit 2 dhe të sëmundjeve kardiovaskulare.

"Rezultatet tona tregojnë se implementimi në kohë i etiketës së sheqernave të shtuara mund të reduktojë konsumimin e ushqimeve dhe të pijeve që i përmbajnë dhe kështu, mund të sjellë përmirësimin e shëndetit dhe reduktimin e shpenzimeve shëndetësore", konfirmon Renata Micha (Universiteti Tufts, në Boston).

Etiketa, në fakt, mund t'i shtyjë njerëzit të ndryshojnë sjelljet ushqimore. Duke përdorur një model mikrostimulimi të validuar, kërkuesit kanë parashikuar se në periudhën 2018-2037, do të mund të evitoheshin rreth 354.000 raste sëmundjesh kardiovaskulare dhe 600.000 me diabet melit të tipit 2. Në të njëjtën kohë, do të arrihej një kursim prej më shumë se 31 miliardë dollarësh në kosto shëndetësore neto. Duke përfshirë edhe shpenzimet sociale, siç është humbja e produktivitetit, kursimi do të ishte thuaje 62 miliardë dollarë.

Kërkuesit besojnë se detyrimi për etiketim, mund t'i shtyjë prodhuesit të ndryshojnë edhe përbërjen dhe kështu, do të ndryshonte përmbajtja e sheqerit në ushqimet dhe pijet e ambalazhuara, siç ka ndodhur së fundi për yndyrnat trans. Në këtë rast, ndikimi mbi shëndetin dhe mbi shpenzimet do të dyfishohej, me 700.000 raste më pak me sëmundje kardiovaskulare, 1,2 milionë me diabet dhe 57 miliardë kosto shëndetësore të kursyera, duke arritur në 113 miliardë me kurat informale dhe kostot e prodhimit.
Autorët konfirmojnë se modeli ka vlerësuar vetëm përfitimet mbi shëndetin dhe kursimin në rastin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të diabetit. Për pasojë, rezultatet mund të nënvlerësojnë përfitimet reale të një etikete që tregon përmbajtjen e sheqerit.


Circulation. 2019 Apr 15. doi: 10.1161/CIRCULATIONAHA.118.036751.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30982338


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>