Focus

maj172019

Pse mjeket e specialiteteve të intervenimit kërkojnë ndryshim karriere?

Sipas një studimi të publikuar në "JAMA Surgery", mjeket e specialiteteve të intervenimit, që janë edhe nëna dhe deklarojnë se kanë më shumë përgjegjësi në detyrat në shtëpi, janë më të pakënaqura me karrierën e tyre. Kjo lidhje nuk është verifikuar te gratë mjeke që nuk merren me specialitetet diagnostikuese ose klinike.

"Mjeket që janë edhe nëna, përballen me probleme në shpërndarjen e detyrave të shtëpisë, gjë që mund të jetë një pengesë në progresin e karrierës dhe në arritjen e kënaqësisë së përgjithshme në punë", shpjegon Heather Lyu (Shkolla Mjekësore e Harvardit, në Boston), autore kryesore e studimit. Kërkuesit kanë vlerësuar lidhjen ndërmjet rritjes së ngarkesës së punëve të shtëpisë dhe pakënaqësisë në karrierë dhe nëse kjo lidhje ndryshon ndërmjet mjekeve në varësi të specialitetit, nëpërmjet një sondazhi online të propozuar për 1712 gra të rekrutuara nëpërmjet Physician Moms Group.

Ndërmjet të intervistuarave, 1698 ishin të martuara ose bashkëjetonin dhe 27,0% prej tyre ishin të impenjuara në specialitete të intervenimit. Në mënyrë të përgjithshme, të intervistuarat kanë referuar se kanë përgjegjësi që nuk i ndajnë me partnerin në pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë. Nënat mjeke që janë të impenjuara në specialitete të intervenimit të cilat ishin përgjegjëset kryesore për pesë ose më shumë detyra në shtëpi, kanë referuar më shpesh dëshirën për të ndërruar karrierë në krahasim me ato që ishin përgjegjëse për më pak se pesë punë.

Ky dallim nuk është vënë re te nënat mjeke që nuk merreshin me specialitete të intervenimit. "Rritja e nënave mjeke në forcën e punës mund të krijojë një kërkesë për shpërndarje më të barabartë të detyrave në shtëpi, ose për besimin e tyre te figurat ndihmëse", përfundojnë autorët. Julie Ann Freischlag (Qendra Mjekësore "Wake Forest Baptist" Uinston-Salem, SHBA), në një artikull shoqërues, përshkruan eksperiencën e saj të vështirë, por të lumtur si nënë dhe mjeke me përgjegjësi të mëdha pune dhe ofron disa këshilla për koleget:

"Merrni ndihmë për ato gjëra që nuk dëshironi t'i bëni. Jini elastike dhe krijuese. Bëjini gjërat në mënyrën tuaj, pa i krahasuar me të tjerët. Vëreni reagimin familjes dhe vendit të punës e përshtatuni. Çelësi është fleksibiliteti, qoftë në jetën e punës, qoftë në atë të shtëpisë", përfundon opinionistja.


JAMA Surgery 2019. Doi: 10.1001/jamasurg.2019.0529
https://jamanetwork.com/journals/jamasurgery/article-abstract/2730078

JAMA Surgery 2019. Doi: 10.1001/jamasurg.2019.0535
https://jamanetwork.com/journals/jamasurgery/article-abstract/2730074


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>