Focus

maj312019

Vështirësitë e shikimit mund të rregullohen me stimulim elektrik

tags: shikimi, syri

Sipas një studimi italian të zhvilluar me rreth dyzet pacientë me shikim të dobët dhe të botuar si një letër kërkimore në "Brain Stimulation", duke përdorur një rrymë të paperceptueshme dhe duke stimuluar retinën e nervin optik, është e mundur të përmirësohet shikimi në këtë popullsi.

"Bëhet fjalë për një stimulim elektrik joinvaziv, me rrymë të alternuar, që zbatohet pranë syve me anë të elektrodave me kupa, gjë që pacientët e perceptojnë më së shumti si shpim i lehtë me gjilpëra, ose si një shkarkim i lehtë elektrik", shpjegon Giuseppe Granata, neurolog në Spitalin Universitar A. Gemelli IRCCS dhe nënshkruesi i parë i letrës.

Studiuesit e Universitetit Katolik të Romës dhe Fondacionit Poliklinik Universitar Agostino Gemelli IRCCS, kanë përdorur teknikën e njohur si "stimulim elektrik transkranial", e cila tashmë përdoret në disa sëmundje, siç është depresioni madhor.

"Studimet e fundit kanë konfirmuar se ky stimulim do të ishte në gjendje të nxiste retinën dhe pjesërisht, edhe nervin optik. Ne e testuam atë te pacientët që kanë vështirësi shikimi me rëndesë të ndryshme, duke filluar nga një reduktim i dukshëm i fushës vizuale deri në verbim praktikisht të plotë, të prekur si nga dëmtimet retinike, ashtu edhe të nervit optik dhe cerebrale, duke përfshirë deri më tani rreth dyzet njerëz".
Kështu, një cikël stimulimesh të kryera pesë ditë në javë për dy javë, me një kohëzgjatje prej 20 minutash në ditë, ka mundur të gjenerojë në një numër të mirë pacientësh, një përmirësim objektiv të gjerësisë së potencialeve vizuale të evokuara, pra, të përgjigjes së trurit ndaj stimujve të dritës. "Shumë prej pacientëve të trajtuar raportuan edhe përmirësime subjektive, pak a shumë të rëndësishme. Përmirësimet përgjithësisht kanë zgjatur në kohë, edhe pse nuk dihet mirë se sa, por mesatarisht për të paktën disa muaj", shpjegon Granata.

Autorët po krijojnë një rrugë hyrjeje në këtë procedurë privatisht pranë Poliklinikës Gemelli dhe theksojnë se do të nevojiten studime të mëtejshme, me përfshirjen e një grupi kontrolli dhe një grupi më të madh pacientësh, për të konfirmuar rezultatet e arritura.


Brain Stimulation 2019. Doi: 10.1016/j.brs.2019.02.002
https://www.brainstimjrnl.com/article/S1935-861X(19)30055-5/fulltext


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>