Focus

qer172019

Terapitë e rikualifikimit të tinitusit nuk janë më efikase se terapia standarde

Sipas një studimi të publikuar në "JAMA Otolaryngology-Head & Neck Surgery", terapia e rikualifikimit të tinitusit (TRT) me gjenerues të tingujve konvencionalë, nuk është më e mirë sesa TRT-ja me gjenerues të tingujve placebo apo nga standardi i kurimit dhe të gjitha këto terapi tregojnë përmirësime klinikisht të rëndësishme në reduktimin e efektit të tinitusit.
"Terapia e rikualifikimit të tinitusit është një protokoll i njohur në nivel ndërkombëtar që përdor konsulencën edukuese specifike për tinitusin (TC) dhe terapinë e tingullit (ST) për të reduktuar reagimin negativ të shkaktuar nga tingëllima në veshët e pacientit dhe për të rritur ndërgjegjshmërinë, por efikasiteti nuk është i sigurt dhe mendimet e ekspertëve bien ndesh me njëri-tjetrin", shpjegon Roberta Scherer (Shkolla e Shëndetit Publik "Johns Hopkins"), autore kryesore e punimit.

Kërkuesit kanë krahasuar efikasitetin e TRT-së dhe të komponentëve të saj, ST dhe TC, me standardin e kurimit, mbi reduktimin e efektit negativ të tinitusit në cilësinë e jetës. Për këtë arsye, kanë analizuar variacionin e rezultateve në Tinnitus Questionnaire nga koha e fillimit deri 18 muaj pas fillimit të terapisë te 151 ushtarakë aktivë ose në pension, 44 gra dhe 107 burra, me moshë mesatare 50,6 vjeç, të randomizuar për të marrë TRT (TC dhe ST me gjenerues të tingujve konvencionalë), TRT parciale (TC me gjenerues të tingujve placebo) ose standardin e kurimit. Analizat longitudinale nuk kanë treguar dallime ndërmjet TRT-së parciale dhe TRT-së, të krahasuara me standardin e kurimit, ose ndërmjet TRT-së parciale dhe TRT-së.

Edhe krahasimi i variacioneve në pikësimin mesatar nga koha e fillimit në vizitën pas 18 muajve, nuk ka treguar ndonjë dallim ndërmjet grupeve të trajtimit. Një përmirësim i konsiderueshëm është vënë re për 18 muaj te të gjitha grupet e trajtimit me rezultatin Tinnitus Questionnaire për TRT, TRT parcial dhe standardin e kurimit. Rreth gjysma e pjesëmarrësve ka treguar reduktime klinikisht të rëndësishme të efektit të tinitusit. Në një artikull shoqërues, Tanisha Hammill dhe Carlos Esquivel (Joint Base San Antonio-Lackland në Teksas), theksojnë se ambientet dhe situatat në të cilat gjenden ushtarët janë zakonisht të zhurmshme, prandaj ka një prevalencë të çrregullimit te personat e regjistruar.

"Për të luftuar këtë problem, Hearing Center of Excellence do të vazhdojë të zgjerojë dhe implementojë praktikat më të mira për të shmangur tinitusin derisa të gjendet një kurë për këtë patologji", përfundojnë autorët.


JAMA Otolaryngol Head Neck Surg. 2019. doi: 10.1001/jamaoto.2019.0821
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31120533

JAMA Otolaryngol Head Neck Surg. 2019. doi: 10.1001/jamaoto.2019.0822
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31120489


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>