Focus

kor22019

Amerika publikon udhëzimet mbi menaxhimin e paaftësisë së mjekut

Kolegji i Mjekëve Amerikanë (ACP) ka publikuar në "Annals of Internal Medicine" udhëzimet që shqyrtojnë detyrat dhe parimet që duhet të udhëheqin kolegët dhe institucionet, kur përballen me paaftësinë e një mjeku për të kryer funksionet e tij.

"Shfaqja e paaftësisë së mjekut për të trajtuar pacientët e tij në mënyrë të sigurt dhe efektive, është një problem që përfshin si profesionistët, ashtu edhe të sëmurët", thotë presidenti i ACP-së, Robert McLean, duke theksuar se pamundësia për të kryer detyrat e tij mund të ketë shumë arsye, ndër të cilat, përdorimi i substancave të ndaluara, lodhja e thellë ose rënia e aftësive njohëse ose motorike për shkak të moshës ose sëmundjes.
"Një mjek që nuk ndihet më në gjendje të kryejë punën e tij me kompetencë, e ka për detyrë të kërkojë ndihmën e  kolegëve të tjerë. Dhe, kur kjo nuk ndodh, vetë kolegët e tij janë përgjegjës për mirëqenien e pacientëve, duke e ndihmuar mjekun e paaftë që të marrë ndihmë", shkruajnë autorët, duke deklaruar se qasja duhet të jetë graduale, duke filluar me një bisedë të drejtpërdrejtë me personin në fjalë, nëse nuk është në diskutim siguria e pacientit.

Nëse, nga ana tjetër, dëmtimi i pacientit tashmë ka ndodhur ose konsiderohet i mundshëm në të ardhmen e afërt, është e nevojshme që profesionisti i paaftë të raportohet te komisionet e licencave ose mbikëqyrësit klinikë. Megjithatë, në dokumentin ACP, kompromisi i mundshëm i profesionalizmit të mjekut i referohet statusit aktual funksional dhe jo historisë së kaluar.

"Institucionet shëndetësore dhe urdhrat profesionalë duhet të garantojnë mbrojtje maksimale jo vetëm për sigurinë e pacientit, por edhe për mirëqenien e mjekut", përfundon McLean. Në një koment të redaksisë, Jeffrey Samet, drejtor i departamentit të Mjekësisë të Brendshme në Qendrën Mjekësore të Bostonit, shkruan: "Meritë e këtyre udhëzimeve është që, nga njëra anë të njihen investimet e mëdha të nevojshme për të zhvilluar mjekë të trajnuar mirë për të mirën e komunitetit dhe nga ana tjetër, të theksohet nevoja për t'u kujdesur për këto burime, duke i mbështetur dhe duke i trajtuar si të nevojshme, në rast të një dëmtimi".


Ann Intern Med. 2019. Doi: 10.7326/M18-3605
https://doi.org/10.7326/M18-3605

Ann Intern Med 2019. Doi: 10.7326/M19-1192
https://doi.org/10.7326/M19-1192


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>