Focus

gus302019

Verifikohet lidhja mes ushqimit dhe dëmtimit të funksionalitetit testikular

Duket se konsumimi i të ashtuquajturit "junk food", shoqërohet me numër më të ulët të spermatozoideve, si dhe me funksion të dëmtuar të testikujve. Këtë e ka zbuluar një studim i pabotuar ende, por i paraqitur me rastin e një aktiviteti të Shoqatës Evropiane për Riprodhimin Njerëzor dhe Embriologjinë.

"Numri i spermatozoideve është zvogëluar në vendet perëndimore gjatë dekadave të fundit dhe përcaktimi i shkaqeve dhe faktorëve të rrezikut është thelbësor", thotë Feiby Nassan (Harvard T.H. Shkolla e Shëndetit Publik Chan, SHBA), që nënvizon se kjo dukuri përkon me keqësimin e cilësisë së ushqimit. Riprodhimi mashkullor po ulet nga viti në vit: vlerësohet se në 50 vitet e fundit, numri dhe përqendrimi i spermatozoideve është ulur me 40%. Studiuesit vlerësuan dietën, cilësinë e spermës, hormonet riprodhuese dhe stilin e jetës së 2,935 danezëve të rinj të shëndetshëm, përmes të dhënave të mbledhura në periudhën 2008-2017 gjatë ekzaminimit mjekësor për pranimin në shërbimin ushtarak. Pjesëmarrësit u ndanë në 4 grupe, bazuar në zakonet ushqimore:

1. Perëndimorë (sidomos junk food dhe snacks)
2. Të kujdesshëm (peshk, pulë, produkte të freskëta)
3. Skandinavë (mish i përpunuar, drithëra të plota, produkte të qumështit)
4. Vegjetarianë.

Ndërkohë që burrat e grupit "të kujdesshëm" kishin numër më të lartë të spermatozoideve, nivele më të ulëta të estradiolit dhe përqendrim më të lartë të globulinës së lidhur me hormonin seksual, ata në grupin perëndimor kishin nivele më të ulëta të inhibinës B dhe përqendrime të larta të testosteronit të lirë. Ndonëse nuk duket si një lidhje shkak-pasojë mes dietës dhe spermatozoideve, studimi iu shtohet botimeve të ndryshme që tregojnë lidhjen, të konfirmuara edhe nga rishikime sistematike.

Kjo mund të shpjegohet me lidhjen mes niveleve të larta të specieve reaktive të oksigjenit me dëmtim më të madh të ADN-së së spermatozoideve dhe lëvizshmërisë së tyre të ulët. Në këtë rast, siç tregohet nga Albert Salas-Huetos (Universiteti i Utahut, SHBA), antioksidantët dhe disa lëndë ushqyese mund të ndihmojnë. Gjithashtu, duhet marrë në konsideratë ndikimi i mundshëm në ADN, në terma afatgjatë. "Shëndeti riprodhues është një barometër i shëndetit të përgjithshëm dhe duhet të merret seriozisht, jo vetëm në lidhje me shëndetin dhe aftësinë për t'u ngjizur, por potencialisht, edhe sa i përket shëndetit të fëmijëve", përfundon Natan Bar Chama, drejtor i mjekësisë riprodhuese mashkullore dhe kirurgjisë, në Mount Sinai, SHBA.


ESHRE 2019
https://www.eshre.eu/ESHRE2019/Programme/Searchable#!abstractdetails/0000574200


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>