Focus

tet172019

Shpejtësia e të ecurës pas një iktusi, mund të ndihmojë në parashikimin e kthimit në punë

tags: Iktus, test

Sa më shpejt ta rrisin shpejtësinë e të ecurit, aq më shpejt mund të kthehen në punë, të rriturit e rinj të goditur nga iktusi. Këtë e ka sugjeruar një studim i publikuar në "Stroke", sipas të cilit, për këtë mund të ndihmojë një test i thjeshtë, i bazuar në shpejtësinë e të ecurës.
"Për t'u rikthyer në punë, duhet të jeni në gjendje të ecni me makinë, autobus, zyrë dhe për në zyrat e mbledhjeve. Nëse nuk mund të ecni ose lodheni lehtë, aftësia juaj për të punuar do të rrezikohet seriozisht", thotë autori i parë i studimit, Hannah Jarvis (Universiteti Metropolitan i Mançesterit).

Vlerësohet se një e katërta e njerëzve të prekur nga iktusi, një sëmundje që ndikon në kontrollin dhe funksionimin motorik, është nën moshën 65 vjeç dhe rreth 44% e tyre nuk fillojnë të punojnë përsëri sepse kanë vështirësi në ecje dhe në kryerjen e aktiviteteve të jetës së përditshme. Sidoqoftë, asnjë studim nuk kishte analizuar në mënyrë shteruese performancën e të ecurës te të rriturit e rinj pas një iktusi. Studiuesit kanë krahasuar kështu lëvizshmërinë e 46 të mbijetuarve nga një iktus, me moshë 18-65 vjeç, me atë të 15 personave të shëndetshëm, duke matur sa shpejt dhe sa larg ishin në gjendje të ecnin për 3 minuta. Pacientët që ecnin më ngadalë se pragu i llogaritur kritik prej 0,93 m/s, kishin më pak të ngjarë të ktheheshin në punë. Në fakt, 90% e atyre që filluan të punnin përsëri pas iktusit, pra 10/44 (23%), ecën më shpejt, krahasuar me këtë prag.
Për më tepër, krahasuar me individë të shëndetshëm, kostoja metabolike e pjesëmarrësve të prekur nga iktusi, ishte më e lartë. Kjo do të thotë se përpjekja e bërë për të ecur me të njëjtën shpejtësi si kontrollet, ishte më e madhe, gjë që i bëri ata të lodheshin më lehtë.

Rezultatet ishin megjithatë shumë të ndryshme midis pjesëmarrësve, duke treguar se si disa persona shërohen shpejt, ndërsa të tjerët preken aq shumë sa nuk mund të kthehen në punë. Prandaj, "testi i shpejtësisë së ecjes", mund të jetë një mjet i dobishëm jo vetëm për të parashikuar kthimin në punë, por edhe për të udhëhequr rehabilitimin pas një iktusi.
"Për shembull, mjekët mund të përqendrohen në rritjen e shpejtësisë dhe ruajtjen e cilësisë së të ecurës, për t'iu dhënë pacientëve të tyre mundësinë që të rikthehen në punë", përfundon Jarvisi.


Stroke. 2019. doi: 10.1161/STROKEAHA.119.025614
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/31554503


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>