Focus

nën182019

Lëngu i cigareve elektronike mund të shkaktojë infeksion pulmonar vdekjeprurës. Raportohet rasti i një 16-vjeçari.

Lëngu që përmbajnë cigaret elektronike mund të shkaktojë infeksion pulmonar potencialisht vdekjeprurës te të rinjtë e ndjeshëm ndaj substancës, sipas asaj që referohet në një studim të publikuar në "Archives of Disease in Childhood".
"Ne kemi trajtuar një djalë 16-vjeçar me insuficiencë respiratore të lidhur me praktikën e vapingut. Mendojmë se faktori që shkakton patologjinë ka qenë një përgjigje imunitare e tepruar ndaj njërës prej substancave kimike të pranishme në lëngun për cigaret elektronike", shpjegon Nisha Nair (Universiteti i Notingamit), autore kryesore e studimit.

Djali ka shfaqur temperaturë, kollë të vazhdueshme dhe vështirësi respiratore në rritje gjatë javës pas shtrimit në spital, që nuk janë përmirësuar me antibiotikë dhe spraj për astmën. Gjatë kohës që ishte në spital, gjendja e tij është përkeqësuar në mënyrë të shpejtë, me zhvillimin e insuficiencës respiratore dhe nevojës për oksigjenim të jashtëm me membranë (ECMO), plus trajtimit me antibiotikë dhe steroide në rrugë intravenoze. Dhjetë ditë më pas, i riu ka zhvilluar edhe një miopati të rëndë, që ka kërkuar rehabilitim të gjatë. Kur është shëruar, ai ka rrëfyer se kishte pak kohë që po përdorte thuajse rregullisht cigare elektronike me dy lloje të ndryshme lëngjesh. Ka thënë edhe se ka tymosur kanabis, por më shumë se një vit para shfaqjes së simptomave dhe ka përjashtuar udhëtime të kohëve të fundit jashtë shtetit, apo mundësinë e kontaktit me kafshë mbarështimi apo zogj. Ekzaminimet me imazheri pulmonare dhe raportet e biopsive janë rezultate të krahasueshme me një pneumoni nga mbindjeshmëria. Djali ka dalë nga spitali 35 ditë më pas, ende në trajtim me steroide dhe ka vazhduat të paraqesë simptoma edhe dy muaj më vonë.

Duke testuar reaktivitetit kutan të pacientit me një sasi të vogël lëngu për cigaret elektronike, mjekët kanë vënë re një përkeqësim dhe pas hetimeve të fundit, kanë vënë re se djali kishte më shumë antitrupa kundër njërit prej lëngjeve të vlerësuara, duke arritur në përfundimin se mund të jetë ky, shkaku i reaksionit. Pas 14 muajsh, simptomat janë zhdukur dhe gjendja e mushkërive i është kthyer normalitetit. Autorët sugjerojnë të merret në konsideratë rrezikshmëria e cigareve elektronike dhe të kihet parasysh mundësia e lezioneve që rrjedhin nga përdorimi i këtyre mjeteve në diagnozën diferenciale.


Arch Dis Child 2019. doi: 10.1136/archdischild-2019-317889
https://adc.bmj.com/content/early/2019/10/21/archdischild-2019-317889


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>