Focus

shk102020

Çrregullimi somatomorf te fëmijët. Problemit i duhet kushtuar rëndësia e duhur

Janë gjithnjë e më të shpeshtë fëmijët  me simptoma fizike, madje edhe paaftësuese, jo të shkaktuara nga një sëmundje organike, por përkundrazi, nga një problem emocional dhe relacional. Në Itali, vlerësohet se ata përfaqësojnë rreth 10% të fëmijëve të moshës 0 deri në 14 vjeç, që dërgohen në ambulancë apo në urgjencë. Kjo është një emergjencë e vërtetë për pediatrët, të cilët e kanë diskutuar atë në konferencën "Kur trupi flet dhe nuk dëgjohet. Çrregullimi somatomorf, një emergjencë në pediatri?", organizuar nga Urdhri i Mjekëve të Torinos, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore të Pediatërve, Federatën Italiane të Pediatërve dhe Konfederatën e Pediatërve Italianë (Cipe).

"Problemi i parë është që prognoza në distancë mund të mos jetë e mirë: rreth një e treta e këtyre fëmijëve rrezikojnë të përparojnë drejt problemeve edhe më të rëndësishme psikiatrike gjatë jetës së tyre, pa pasur një mbështetje konkrete nga pediatri", thotë Chiara Guidoni, presidente i Shoqatës Kulturore të Pediatrëve Perëndimorë. Është e nevojshme që çrregullimet funksionale mbi baza psiko-relacionale, të cilat kanë pasoja më serioze sesa një patologji organike, të identifikohen sa më shpejt të jetë e mundur, ashtu siç janë të nevojshme rehabilitimi dhe kujdesi i përshtatshëm. Duhet vënë re se janë të pakët fëmijët që shërohen dhe se shërbimet e disponueshme, përveçse nuk njihen shumë, kanë edhe staf të reduktuar. "Ka ardhur koha që sëmundja me origjinë psikologjike të fitojë respektin që meriton dhe të ekzistojnë forcat e nevojshme në terren, për ta luftuar atë", nënvizon Guidoni.

Për këtë, do të vinte në ndihmë një rrjet shërbimesh mbështetëse, i përbërë nga specialistë të ndryshëm, përfshirë neuropsikiatrët infantilë, pediatrët spitalorë, psikologët e moshës së zhvillimit, pedagogë dhe edukatorë. Pjesëmarrësit në konferencë, përveçse kërkojnë një programim më të mirë të shërbimeve, nënvizojnë edhe rëndësinë e "rrjetëzimit" dhe të një trajnimi multidisiplinar që bën të mundur një diagnozë të saktë, por në të njëjtën kohë, synojnë përvetësimin e ndjeshmërisë në komunikimin me fëmijën dhe familjen e tij.
"Ne jemi të vetëdijshëm që profesioni ynë si pediatër po ndryshon dhe se ne jemi të pamjaftueshëm dhe shpesh shumë të vetmuar për t'u përballur me këtë epidemi të vërtetë", shpjegon Guidoni.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>