Focus

mar52020

Kequshqyerja është e lidhur me ankthin psikologjik

Një ekip kërkimor në Kanada, ka zbuluar se kequshqyerja është një ndër faktorët që ndikojnë në ankthin psikologjik te të rriturit. Përveç treguesve nutricionalë, faktorë të tjerë që kanë rezultuar të lidhur me parehatinë psikologjike, përfshijnë dhimbjen kronike, problemet e shëndetit fizik, varfërinë dhe statusin e emigrantit.
 "Këto rezultate janë koherente me kërkime të tjera që kanë zbuluar lidhje mes dietës së varfër dhe depresionit, çrregullimit bipolar dhe parehatisë psikologjike", konfirmon autorja Karen Davison (Universiteti Politeknik Kwantlen), duke shpjeguar se kjo tregon që ushqimi duhet marrë në konideratë gjatë kurimit të shëndetit mendor.

Në studimin e publikuar në "Journal of Affective Disorders", një analizë e të dhënave të më shumë se 25.000 vetëve 45-85 vjeç, në Studimin Gjatësor Kanadez mbi Plakjen, Davisoni dhe kolegët tregojnë se treguesit e një diete të varfër, ndër të cilat, ngrënia e shumë çokollatave dhe, te gratë, konsumimi i pakët i frutave dhe perimeve, lidheshin me ankthin psikologjik.
Nga ana tjetër, burrat me forcë kapëse më të ulët, që është etalon matës i ushqyerjes së keqe, kishin 57% më shumë mundësi që të vuanin nga ankthi. "Ky zbulim është koherent me studimet e mëparshme, që sugjerojnë se poblemet psikologjike, të tilla si depresioni, janë të lidhura me një rrezik më të lartë për paaftësim", ka thënë bashkautori Shen Lin (Universiteti i Torontos). Por faktorët ushqyes, nuk janë të vetmit faktorë të lidhur me ankthin e të rriturve në Kanada. Me të janë të lidhura gjithashtu edhe problemet e shëndetit, dhimbja kronike, varfëria dhe fakti i të qenit emigrant.
Nga studimi dalin gjithashtu disa dallime të këtij lloji. Në veçanti, gratë që jetonin në Kanada prej së paku 20 vjetësh, kishin një prevalencë më të lartë për ankth, krahasuar me ato të lindura në vend. Siç nënvizohet nga Karen Kobayashi (Universiteti i Viktorias) shkak i mundshëm janë vështirësitë e risistemimit, por pavarësisht se u adresohen edhe burrave, këto nuk ishin në rrezik të lartë për ankth, krahasuar me bashkëmoshatarët kanadezë.

"Njëra nga idetë që shpresojmë ta eksplorojmë në studimet e ardhshme është nëse këto dallime gjinore mund të vijnë për shkak të faktit që bashkëshortët kanë nisur procesin e emigrimit dhe që gratë mund të kenë patur pak ose aspak gisht në vendimin për të lënë atdheun e tyre", shpjegon ai. Për Davisonin, rezultatet e studimit sugjerojnë që politikat dhe praktikat shëndetësore duhet të synojnë reduktimin e rrezikut nutricional, të përmirësojnë cilësinë e dietës, të përballen me dhimbjen kronike, problemet e shëndetit dhe varfërinë mes atyre me shëndet të keq mendor, gjë që është thelbësore, duke marrë në konsideratë që kushtet e shëndetit mendor shkaktojnë një barrë të madhe paaftësie në të gjithë botën.

 

Journal of Affective Disorders Volume 265, 15 March 2020
https://doi.org/10.1016/j.jad.2020.01.024


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>