Focus

maj72020

Cilat janë manifestimet dermatologjike të Covid-19? Udhëzues për mjekët

Një ekip dermatologësh spanjollë kanë përshkruar në një studim të botuar në "British Journal of Dermatology" pesë manifestime të zakonshme të Covid-19, që lidhen me lëkurën. "Kemi kryer një hetim nëpërmjet të gjithë dermatologëve spanjollë, duke përfshirë individët me skuqje të pashpjegueshme të lëkurës dhe sëmundje nga coronavirusi i ri, të dyshuar ose të konfirmuar, për një numër të përgjithshëm prej 375 pacientësh", shpjegon Cristina Galvàn Casas, nga Spitali Universitar i Móstoles, në Madrid, autore kryesore e punimit. "Ne kemi përdorur një pyetësor standard dhe në shumicën e rasteve, kemi pasur fotografi në dispozicion", vazhdon Galvàn Casas.

Studiuesit fillimisht analizuan 120 imazhe pa ditur asgjë në lidhje me kontekstin klinik dhe më pas arritën një konsensus për pesë modele klinike, të cilat u aplikuan edhe për imazhet e tjera. Më vonë, ekspertët përshkruan shoqërimin e këtyre modeleve me demografinë e pacientëve, kohën në lidhje me simptomat e sëmundjes, ashpërsinë dhe prognozën. Pothuajse të gjithë pacientët ishin të klasifikuar në këto pesë modele.


Modeli i parë: zona akrale me eritemë-edemë me fshikëza ose pustula (19% e rasteve).

Modeli i dytë: skuqje të tjera vezikulare (9%).

Modeli i tretë: lezione të ngjashme me urtikarien (19%).

Modeli i katërt: shpërthime makulo-papulare (47%)

Modeli i pestë: livedo ose nekrozë (6%).


Ekspertët raportojnë se, sa i përket kohës së fillimit, shpërthimet vezikulare shfaqen në fillim të rrjedhës së sëmundjes, ndërsa lezionet me fshikëza e pustula, shpesh ndodhin vonë, në evolucionin sëmundjes. Manifestimet e tjera kanë tendencë të paraqiten së bashku me simptomat e tjera të Covid-19. Ashpërsia e sëmundjes Sars-CoV-2 ishte më pak e rëndë në prani të lezioneve akrale dhe gjithnjë e më e rëndë në modelet e mëtejshme të lezioneve. Rezultatet kanë qenë të ngjashme për raste të konfirmuara dhe të dyshuara, si në aspektin klinik, ashtu edhe në atë epidemiologjik.

"Shpresojmë që puna jonë t'i ndihmojë mjekët të menaxhojnë pacientët me këto paraqitje dermatologjike, të cilat mund të lejojnë njohjen e rasteve me simptoma të lehta Covid-19", përfundojnë ekspertët.


Bjd 2020. Doi: 10.1111/bjd.19163
https://doi.org/10.1111/bjd.19163


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>